Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Raportit i DASH/ Reagon PD: Konfirmoi se Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në Europë

12:44 28/07/2021
Reading Time: 4 min lexim

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp, për sa i përket raportit më të fundit të Departamentit të Shtetit mbi klimën e investimeve në Shqipëri.

Nga selia blu, Tabaku është shprehur se raporti i DASH, konfirmon se Shqipëria “ka qeverinë më të korruptuar në Europë”.  Më tej ajo ka thënë  se shqiptarët, qeverisen nga një shtet i kapur nga një qeverisje okulte që nuk respekton ekonominë e tregut dhe as konkurrencën.

Deklarata e plotë  e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Tanimë është një fakt i mirënjohur botërisht se Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në Europë; Shqiptarët, qeverisen nga një shtet i kapur nga një qeverisje okulte që nuk respekton ekonominë e tregut dhe as konkurrencën.

Për rrjedhojë sot ekonomia është në krizë, shqiptarët mbledhin më pak të ardhura në fund të muajit pasi vendi është më pak për tërheqës për investimet e huaja!

Specifikisht investitorët amerikanë!

Këtë realitet të hidhur e përshkon qartësisht dhe pa asnjë ekuivok raporti i fundit mbi Klimën e Investimeve të Departamentit të Shtetit,

Të gjithë investitorët dhe bizneset vendase apo të huaja e përjetojnë në vetën e parë korrupsionin, mungesën e sigurisë ligjore, rritjen e autokracisë së qeverisë dhe mungesën e klimës për të bërë biznes në Shqipëri.

Pengesa kryesore për ekonominë është qeveria: çka nis që me procedurat korruptive, mungesa e konkurrencës e deri tek mungesa totale e transparencës në procesin ligjor dhe atë fiskal.

Ne përditë e më shumë kemi mungesë të investimeve serioze të huaja pasi Shqipëria nuk ofron asnjë siguri juridike apo dhe ekonomike për investitorët.

Ajo çfarë një investitor gjen me siguri në Shqipëri, siç edhe raporti pohon, është korrupsioni, mungesa e sigurisë së pronës dhe njëkohësisht ligje abuzive që favorizojnë klientët e qeverisë.

Ky nuk është thjesht një perceptim por një realitet i provuar tanimë nga dhjetëra raporte ndërkombëtare që vërtetojnë korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisë dhe abuzimet me tenderat publik.

Këto janë kthyer në sëmundje kronike për Shqipërinë, pasi fatkeqësisht raporti i vitit 2021 mbi klimën e investimeve në vend vazhdon të përsërisë të njëjtat shqetësime që janë vendosur në një raport të tillë nga DASH së paku që nga viti 2015.

– Raportime të korrupsionit në prokurimet publike dhe në qeveri
– Rritja e kontratave PPP që ka ulur mundësinë për konkurrencë, përfshirë edhe të investitorëve të huaj.
– Analizat e dobëta të kosto përfitimeve nga këto kontrata që shpesh janë kontrata dhe ligje preferenciale.
– Rritja e informalitetit që është kthyer në rrezik dhe problem për bizneset vendase dhe investitorët e SHBA. Sipas raportit gati mbi 40% e sektorit ekonomik të vendit është në informalitet të plotë.
– Korrupsioni endemik që ka minuar dhe minon Sundimin e Ligjit dhe pengon zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.
– Të drejtat e pronësisë nuk janë plotësisht të garantueshme ndërkohë që procesi i kompensimit është i paplotë dhe inefiçent.
– Grupet e biznesit shqetësohen se nuk janë palë dhe as dëgjohen në konsultime publike në lidhje ligjet.
– Investitorët ankohen se ka konkurrencë të pa barabartë dhe monopole të krijuara me qëllim për të penguar tregun e lirë.
– Shqipëria ka standardet më të ulëta të transparencës fiskale.
– Procesi ligjvënës ka një transparencë minimale.

Për Partinë Demokratike lufta ndaj korrupsionit fillon me ekonominë e lirë dhe konkurrencën e ndershme është lufta kundër monopoleve, kundër oligarkisë dhe klientelizmit, kundër kapjes së ekonomisë.
Ne jemi të bindur që vetëm një shtet i çliruar nga oligarkia ekonomike mund të ofrojë një ekonomi tregu.

Ne jemi të qartë se vetëm vizioni i një ekonomie të lirë që një qeverisje për qytetarët dhe sipërmarrësit.

Fatkeqësisht sot lufta ndaj korrupsionit është propaganda e ditës, ndërkohë që parlamenti vazhdon miraton ligje specifike me emra biznesesh e kontrata korruptive.

Shqiptarët janë dëshmitarë se si në 8 vjet një maxhorancë e drejtuar nga ky kryeministër nuk ka prodhuar një betejë të sinqertë dhe të vërtetë ndaj korrupsionit.

Përkundrazi ka kontribuar përditë në përkeqësimin e klimës së bërit biznes, ka kontribuar në rritjen e korrupsionit dhe ka mbrojtur haptazi çdo aferë të madhe korruptive të zbuluar nga opozita apo media.

Sot Shqipëria duhet të ishte në betejën për punësim me paga dinjitoze dhe për të qenë sa më mikpritës ndaj investitorëve të huaj, duke ofruar garanci më të mëdha në fushën e taksave, sigurisë ekonomike, investimeve në infrastrukturë dhe trajnimin e forcës punëtore.

Fatkeqësisht, Shqipëria sot është një vend pa ligj, pa rregulla, pa drejtësi. Ku një pakicë kontrollon pasuritë dhe paratë e shqiptarëve.

Nuk mund të ketë paqe (sociale ?)në një vend ku varfëria rritet, pasiguria është gjithnjë e më e madhe dhe kur ekonomia i jep të ardhurave vetëm një grushti të vogël njerëzish. Të cilët në këmbim nuk ofrojnë asnjë mundësi për shumicën e shqiptarëve.

Prandaj beteja për të rikthyer ekonominë tek qytetarët, për t’i dhuruar investitorëve vendas dhe të huaj një treg të lirë dhe konkurrencë janë hapat e parë në betejën tonë për demokraci.

Shqipëria duhet të shpëtojë nga një regjim që po varfëron çdo familje dhe po e shpopullon vendin.

Shqiptarëve duhet t’u rikthehet dinjiteti dhe një qeveri që punon për ta. Ndaj sot është një ditë e mirë që SPAK të hetojë korrupsionin që e ka shndërruar Shqipërinë në vendin më të korruptuar të Europës.

Etiketa: raporti i DASHreagon PDShqiperia

Të lidhura

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë
Kryesore

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

Albanian Post ka publikuar rezultatet më të fundit të Exit Poll, si në rang kombëtar ashtu edhe në nivel qarqesh,...

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00
Kryesore

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 19:00 të datës 11 maj 2025,...

19:56 11/05/2025
Para
Dyshimet e Joe Biden: Rusia mund të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane të vitit 2022

Dyshimet e Joe Biden: Rusia mund të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane të vitit 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

11:54 13/05/2025
Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

11:39 13/05/2025
Flakët shkrumbojnë banesën në Korçë, një shtetase përfundon në spital

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Lezhë, detaje

11:22 13/05/2025
Dështon tentativa e 11 për konstituimin e Parlamentit të Kosovës

Ngërç politik! Dështon për herë të 15-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit!

11:01 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.