Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Raport-progresi i KE/ Holanda: Të hetohen rastet e shitblerjes së votës dhe skandali i patronazhistëve

22:08 04/06/2021
Reading Time: 3 min lexim

Holanda ka dhënë një qëndrim mbi raport-progresin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Ministrja e jashtme e Holandës, Sigrid A.M Kaag i ka dërguar parlamentit të saj ditën e sotme një opinion të qeverisë Holandeze për ecurinë e reformave në Shqipëri, duke vendosur në theksin e saj kryesor krimet zgjedhore, ku SPAK duhet të hetojë rastet e manipulimeve zgjedhore me shumë kujdes.

Qeveria e Holandës bie dakord me analizën e Komisionit Europian se zgjedhjet në 25 prill u zhvilluan normalisht dhe në mënyrë transparente dhe se e rëndësishme është që opozita do të kthehet në parlament, por në letër ngrihen një sërë detyrash ku më të rëndësishmet janë hetimet për parregullsitë.

“Qeveria (e Holandës) e konsideron të rëndësishme që rastet e mashtrimit zgjedhor të hetohen me kujdes nga SPAK”, thuhet në letër që i ka kushtuar edhe një vëmendje të veçante edhe çështjes së përdorimit të paligjshëm të të dhënave nga Partia Socialiste.

Holanda kërkon që të zbardhet se nga kanë dalë të dhënat personale të cilat shkaktuan shumë bujë para zgjedhjeve. Ajo ka theksuar se duhet të hetohet me përpikmëri ka rast.

“Ekzistenca dhe rrjedhja e bazës së të dhënave me informacione personale të ndjeshme, të cilat shkaktuan shumë bujë pak para zgjedhjeve do të duhet gjithashtu të hetohet. Raporti përfundimtar i ODIHR-it për këto zgjedhje nuk është publikuar ende. Qeveria e Holandës e konsideron të rëndësishme që çdo rekomandim në këtë raport të zbatohet në kohën e duhur” citohet nga letra.

Një tjetër çështje delikate që i është kërkuar Shqipërisë të adresojë është edhe shit-blerja e votës, gjithashtu ajo ka kërkuar që Kolegji Zgjedhor ta shqyrtoj me kujdes rastin në fjalë dhe të marrin parasysh 33 rastet që janë denoncuar.

“ODIHR ka përmendur parregullsi, përfshirë edhe blerjen e votave që të denoncohen në Kolegjin Zgjedhor dhe autoritete të tjera që ato të merren me këto çështje në mënyrën e duhur. 33 raste janë çuar përpara SPAK”, nënvizon dokumenti.

“Qeveria e Holandës beson se autoritetet shqiptare tani duhet t’i japin substancë të mëtejshme hetimit dhe të ndjekin penalisht komisionerët e zgjedhjeve dhe votuesit e përfshirë. Rastet e reja të paraqitura si rezultat i zgjedhjeve të fundit gjithashtu kërkojnë trajtim të shpejtë. Është e rëndësishme të parandalohet që këto hetime të mos vonohen, siç ishte rasti në zgjedhjet e mëparshme”, shkruan qeveria e Holandës.

Më pas dokumenti merr në analizë të gjitha kushtet e vëna një vit më parë. Vlerësohet fakti që Gjykata Kushtetuese ka nisur të funksionojë dhe që po plotësohet edhe Gjykata e Lartë.

Gjithsesi qeveria e Holandës kujton se ende nuk ka një vendim për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 2019-ës, duke e konsideruar këtë një kusht të papërmbushur dhe e lë sërish në konkluzionet përfundimtare si detyrë të Gjykatës Kushtetuese.

“Ende nuk ka një vendim përfundimtar mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale në 2019. Kabineti shpreson që paneli i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të arrijë një përfundim së shpejti”, citohet nga letra.

Një tjetër detyrë është vënia përpara drejtësisë e zyrtarëve të lartë që shkelin ligjin.

“Qeveria është e kënaqur që Shqipëria së fundmi ka bërë përparim me reformat në temat prioritare dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të dhënat tregojnë gjithashtu progres në këtë fushë, megjithëse numri i dënimeve të zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet shqetësues”.

Qeveria e Holandës thotë në fund se Shqipëria mund të nisë negociatat duke mbajtur tryezën e parë ndërqeveritare edhe pse nënvizon se kjo nuk do të thotë se Shqipëria është gati të bëhet anëtare e BE.

“Kjo nuk do të thotë që Shqipëria së shpejti do të jetë në gjendje të anëtarësohet në BE. Reformat e sundimit të ligjit janë larg nga të plota dhe për këtë arsye do të jenë thelbësore për procesin e gjatë pas hapjes së negociatave të pranimit me Shqipërinë. Institucionet duhet të forcohen, politikanët dhe qytetarët duhet të mësohen me pavarësinë e gjyqësorit, vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe të plotësohen të gjitha vendet e lira në sistemin e drejtësisë. Progres është bërë, por lufta e vazhdueshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të kërkojë vëmendje të vazhdueshme dhe bashkëpunim ndërkombëtar, përfshirë partnerë të tillë si Holanda”, thuhet në letër.

Etiketa: Holandakeraporti

Të tjera

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn

Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka rrëzuar këtë të premte rekursin e paraqitur nga Erion Veliaj, duke lënë në fuqi...

14:09 20/02/2026
Ambasadori i BE: Të ndalen sulmet ndaj gjyqësorit, politika të mos ndërhyjë në drejtësi
Aktualitet

Ambasadori i BE: Të ndalen sulmet ndaj gjyqësorit, politika të mos ndërhyjë në drejtësi

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka shprehur shqetësim për sulmet ndaj sistemit gjyqësor dhe ndërhyrjet politike në...

13:57 20/02/2026
Para
Vrasja në Tiranë/ Arrestohet vajza e autorit, policia: Bashkëpunëtore në krim!

Vrasja në Tiranë/ Arrestohet vajza e autorit, policia: Bashkëpunëtore në krim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

25-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë me plumb në kokë në Itali, trupin e kishin mbuluar me rërë

25-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë me plumb në kokë në Itali, trupin e kishin mbuluar me rërë

10:00 21/02/2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn

14:09 20/02/2026
Ambasadori i BE: Të ndalen sulmet ndaj gjyqësorit, politika të mos ndërhyjë në drejtësi

Ambasadori i BE: Të ndalen sulmet ndaj gjyqësorit, politika të mos ndërhyjë në drejtësi

13:57 20/02/2026
Protesta e opozitës në 18:00 para Kryeministrisë, Policia e Tiranës refuzon autorizimin dhe paralajmëron rrezik për dhunë

Protesta e opozitës në 18:00 para Kryeministrisë, Policia e Tiranës refuzon autorizimin dhe paralajmëron rrezik për dhunë

12:19 20/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.