Skip to content
Të Gjitha

“Range Rover-i” përplas motoçikletën në Vlorë, 70-vjeçari dërgohet për në spital

· 1 min lexim

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Një automjet tip ”Range Rover” me targa AA019 ZV, ka përplasur rëndë një motoçikletë e cila drejtohej nga një 70-vjeçar.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Skelës”.

Mësohet se i moshuari ka marrë dëmtime në trup dhe gjymtyrë.

Ai është dërguar me urgjencë në spital.

Mësohet se për fat të mirë i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.