Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama zgjat edhe me 10 vite koncesionin e markimit të çmimit të karburanteve

13:34 23/05/2023
Reading Time: 3 min lexim

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë edhe për 10 vjet të tjera taksën private të markimit në çmimin e karburanteve. I dhënë nga qeveria e Sali Berishës në shkurt të vitit 2013, koncesioni i markimit përfundon zyrtarisht në fund të qershorit. Por kjo nuk do të ndodhë, pasi brenda muajit që vjen qeveria do të miratojë zgjatjen e tij.

Për të legjitimuar zgjatjen e koncesionit, qeveria ngriti dhe një grup të posaçëm pune. Grupi, i cili ka në përbërje punonjës të ministrisë së Financave, Doganave dhe Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, pasi ka analizuar kontratën e koncesionit do të përpilojë një raport, ku do t’i propozojë qeverisë zgjatjen e saj.

Të gjitha këto kulisa janë zhvilluar në heshtje të plotë. Ministria e Financave ka qenë hermetike duke mos nxjerrë asnjë informacion për këtë çështje. Por burime konfidenciale i thanë Oligarkia.al se tashmë vendimi për zgjatjen e koncesionit është marrë dhe brenda pak javësh do të zyrtarizohet.

Në vitin 2013, markimi ka qenë një nga koncesionet më të kundërshtuara nga socialistët, që në atë kohë ishin ende në opozitë. Vetë Edi Rama e ka cilësuar atë si një nga aferat më të mëdha korruptive të Sali Berishës, duke u zotuar madje se do ta anulonte mënjeherë sapo të merrte pushtetin.

Rrotacioni i pushtetit ndodhi, por markimi mbeti aty. Qeveria jo vetëm që nuk e anuloi koncesionin, por tani po e zgjat me 10 vjet të tjera. Afera u bë biznes, ndërsa korrupsioni u harrua.

Sinjalet e para se koncesioni i markimit mund të zgjatej u dhanë vitin e kaluar. Në shkurt 2022, kompania që ka koncesionin e markimit ndryshoi pronarin përfitues. E zotëruar për vitet me radhë nga Ismail Mulleti, kompania u shit tek një grup turk.

Në ekstraktin e saj tashmë figuron si pronarë fundor një shtetase turke e quajtur Nerve Korkmaz. Zonja Korkmaz ka qenë bashkëpunëtore e ngushtë e biznesmenit Sinan Idrizit, ortakut të qeverisë tek kompania Air Albania. Ndryshimi i pronarëve të koncesionit, kur kishte mbetet vetëm dhe një vit nga afati i përfundimit të kontratës tregon se vendimi për zgjatjen e markimit është marrë kohë më parë.

Madje synimet e këtij grupi për të shtënë në dorë markimin u zbuluan që në maj të vitit 2020, kur një biznesmen turk akuzoi Sinan Idrizin për mashtrim duke i marrë 3.5 milionë dollarë për të blerë koncesionin e markimit. Për këtë çështje pati dhe një hetim penal në Turqi, por gjykata turke e nxorri të pafajshëm zotin Idrizi.

Nuk dihet nëse qeveria do të propozojë garë formale për zgjatjen e koncesionit. Dhe ende nuk është e qartë nëse kontrata do i lihet edhe për 10 vjet GFI-së. pasi nën zë është duke qarkulluar edhe një skenar për vals koncesionesh mes markimit dhe pullave. Me pak fjalë, qeveria ndan bizneset që kanë fitime të garantuara me ligj tek njerëzit që zgjedh ajo.

Në vitin 2021, koncesioni i markimit arkëtoi 4 milionë euro të ardhura në total. Nga këto kompania koncesionare regjistroi një fitim neto prej 1.2 milionë eurosh ose 30 për qind mbi xhiron. Sipas marrëveshjes koncesionare, kompania që ka koncesionin e markimit arkëton 1 lekë për çdo litër naftë që shitet në treg për shërbimin e ngjyrosjes. Qytetarët e paguajnë këtë kosto në çmimin fundor të naftës. Dhe në 10 vitet e ardhshme fatura do të jetë minimalisht 50 milionë euro./oligarkia.al

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Jozefina Topalli: Berisha nuk duhet ta japë dorëheqjen

Jozefina Topalli: Berisha nuk duhet ta japë dorëheqjen

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip