Skip to content
Të Gjitha

Rama publikon videon: “S’ka 15 kushte për hapjen e negociatave, Kush e përsërit atë këngë…”

· 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme për seancën e mbajtur dje në Parlamentin Evropian ku u diskutua për Shqipërinë.

Në një reagim në mediat sociale, Rama se nuk ka 15 kushte për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe shton se kush thotë se kushtet ekzistojnë ka thjesht qëllimin politik të luftës qorre me qeverinë. Kreu i qeverisë ka publikuar një pjesë nga fjala e Genoveva Ruiz Cavalera, e cila ka folur në emër të Komisionit Evropian.

Postimi i plotë 

Për të gjithë ata që e këndojnë apo e përsërisin pasi e dëgjojnë, këngën e 15 kushteve për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian🇦🇱🇪🇺

NUK KA 15 KUSHTE dhe KUSH E PËRSËRIT ATË KËNGË KA THJESHT QËLLIMIN POLITIK TË LUFTËS QORRE ME QEVERINË në mexhelisin politik a mediatik…

Zonja Calavera flet në emër të Komisionit Europian👇
https://www.facebook.com/138734771522/posts/10157897427301523/?vh=e

Ndërkohë Komisioni Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian u mblodh ditën e djeshme posaçërisht për situatën aktuale në Shqipëri. Ky rend dite i pazakontë u lajmërua nga kreu i komisionit David McAllister.

David Lega u shpreh se qeveria tregohet shumë e ashpër me gazetarët dhe shumë e butë me trafikantët. Derisa ky raport të ndryshojë, Shqipëria nuk mund të hapë negociatat me BE.

Eurodeputeti Gahler, koordinator i EPP për komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, ka vënë në dukje se nga Shqipëria nuk ka asnjë informacion se çfarë bëhet me dosjet e shitblerjes së votave, dosjen 184 të Durrësit dhe 339 të bandave të Durrësit me kryebashkiakun Vangjush Dako.