Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama pranon kërkesën e Metës dhe Bashës: Të rimblidhet Këshilli Politik, i gatshëm të shkojë edhe vetë

15:06 17/07/2020
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka pranuar kërkesën e Ilir Metës dhe Lulzim Bashës për mbledhjen e Këshillit Politik për të diskutuar hapjen e listave dhe koalicionet.

Me anë të një statusi ne rrjetet sociale kreu i qeverisë shkruan se PS nuk ka asnjë obligum ndaj PD-LSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit dhe madje shpreher se është i gatshëm të shkojë vetë në Këshillin Politik.

PS e ka gjithë vullnetin të bëjë çdo përpjekje për ta bindur PDLSIOP për dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë,e unë jam i gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik këtë herë, ku po erdhi dhe LB apo edhe IM nëse dëshirojnë, do jetë edhe më mirë padyshim. Gati që të hënën! PS nuk ka asnjë obligim ndaj PDLSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën do ta mbështesë deri në fund! Por nëse opozita presidenciale (OP) mendon se nisma zyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik,PS s’ka si të jetë kundër,madje megjithë OP në tryezë!

PS nuk ka asnjë obligim ndaj PDLSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën do ta mbështesë deri në fund! Por nëse opozita presidenciale (OP) mendon se nisma zyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik,PS s'ka si të jetë kundër,madje megjithë OP në tryezë!

— Edi Rama (@ediramaal) July 17, 2020

Më herët ditën e sotme, presidenti Ilir Meta bëri me dije me anë të një statusi në Facebook se do të ritakohet sërish me kryedemokratin Basha, në lidhje me paketën me ndryshime kushtetuese që pritet të kalojë në seancën e radhës në Kuvend.

Më tej, ai shkruan se është dakord që çdo ide për ndryshime nga Marrëveshja e 5 qershorit duhet të shkonte përsëri në tryezën e Këshillit Politik. Presidenti ka ndarë po ashtu me publikun pjesë nga deklarata e Partisë Demokratike, ku sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, tha se opozita është e gatshme që edhe ndryshimet Kushtetuese t’i diskutojë në këtë Këshill.

Ditën e djeshme presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë replikuar në distancë në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Sipas Metës, këto bëhen në referendum, ndërsa Rama iu përgjigj se çdo ndryshim do të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë, me ligj dhe me kartona. Ndryshimet Kushtetuese përfshijnë heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe hapjen pjesërisht të listave. Opozita kundërshton vendimin e socialistëve dhe opozitës së re parlamentare, por kryeministri Edi Rama foli dje për një “moderim” të koalicioneve dhe jo heqje të tyre.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Hapet laboratori i dytë për testimet për Covid-19, Manastirliu: “Rritet kapaciteti për identifikimin e të prekurve“

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip