Ndërkohë që protesta e studentëve vijon, kryeministri Rama vazhdon të kërkojë dialog studentëve duke mos u dhënë asnjë përgjigje tjetër përveҫse u lë atyre të kuptojnë që pa bërë dialog nuk do bëhet asgje.
Në rrjetin e tij social në Instagram, ai publikon edhe një shënim tjetër dedikuar protestës dhe studentëve ku shkruan: “Do shihemi para festave?”

Nga ana tjetër janë studentët të cilët vazhdojnë akoma të mos pranojnë dialogun dhe janë të bindur 100% që kjo gjë që kërkon Rama është shumë e panevojshme pasi kërkesat e tyre janë themelore. Ata janë në pritje të plotësimit të kërkesave dhe pavarësisht motit të keq, vijojnë protestën e tyre përpara godinës së Kryeministrisë.
SPAK: Balluku rrezikon deri në 35 vite burg me akuzat e reja
Prokurorët e SPAK deklaruan se situata ligjore e Belinda Ballukut është rënduar dhe se, me akuzat e reja të ngritura...






