Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama-Manastirliu inspektojnë laboratorin e ri në QSUT: Pjesë e rrjetit dhe 18 spitale të tjera

14:22 15/06/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kryeministri i vendit, Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manstirliu kanë vizituar ditën e sotme laboratorin e ri të hapur në ambientet e QSUT. Sipas njoftimit publik të bërë nga Ministria e Shëndetësisë, ka nisur një kapitull i ri i modernizimit të shërbimit shëndetësor.

Manastirliu e ka informuar Ramën se tashmë në QSUT ka filluar implementimi i projektit PPP për laboratorët që do të përhapet dhe në 18 spitale të tjera të vendit.

Sipas saj, ky projekt do të sjellë një rritje me mbi 50% të llojshmërisë së testeve e analizave laboratorike në spitalet rajonale.

Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë

15 Qershor- Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar laboratorin e ri në QSUT, ku ka nisur një kapitull i ri i modernizimit të shërbimit shëndetësor, me investimin në rrjetin kombëtar të laboratorëve publikë në vend.
“Në QSUT ka filluar edhe implementimi i projektit të Partneritetit Publik Privat për laboratorët. Janë planifikuar 18 spitale në të gjithë vendin të bëhen pjesë e këtij rrjeti. Aktualisht janë 5 spitale në Tiranë në të cilët ka filluar zbatimi i këtij partneriteti, duke ofruar një gamë të gjerë të analizave si dhe spitalin e Fierit dhe Beratit, duke rritur me mbi 50% edhe në spitalet rajonale llojshmërinë e testeve dhe analizave laboratorike që kryhen në spitalet tona. Krijojmë kështu mundësinë të diagnostikimit dhe të ndjekjes më të mirë të pacientëve”, tha Manastirliu.
Duke bërë me dije se standardi do të jetë i njëjtë në të gjithë laboratorët e rinj, Manastirliu theksoi se po përdoret për herë të parë sistemi i kompjuterizuar i të gjithë analizave.
“Për herë të parë vendosim një sistem të kompjuterizuar të gjithë analizave dhe përfshirja e këtij sistemi, jo vetëm në QSUT, por në të gjithë spitalet që janë përfshirë në këtë partneritet, krijon më shumë lehtësi për të çertifikuar analizat. Tashmë pacientët nuk do të kenë më nevojë të vijnë në QSUT, se QSUT i ka analizat më cilësore. I gjithë standardi është i njëjtë. Jemi duke çertifikuar laboratorët sipas standardeve ndërkombëtare. Dhe garantojmë më shumë siguri edhe për diagnostikën edhe të ndjekjes të pacientëve”, tha Manastirliu.
Gjatë inspektimit me Kryeministrin Edi Rama, Manastirliu tha se në laboratorin e ri të QSUT do të rritet gama e analizave, duke theksuar se sfida e radhës për ekipin mjekësor është të shkojë në një nivel më të lartë edhe në kërkimin shkencor.
“Tashmë janë 164 analiza që realizohen dhe ndërkohë ka mundësi që të shtojmë gamën e analizave çdo vit. Tani sfida e radhës është si të shkojmë në një nivel më të lartë, sepse këto aparatura kërkojnë që edhe stafi të jetë shumë mirë i trajnuar, ndërkohë që të vijmë me atë që ne kemi pikë të dobët që është kërkimi shkencor, sepse spitalet universitare dhe sidmos dhe këto lloje laboratorësh kërkojnë të ngrihen në një nivel të ri”, nënvizoi Manastirliu.
Në 18 spitale publike do të investohen për ofrimin e shërbimit cilësor dhe zgjerimit të gamës së analizave, duke rritur mbulimin shëndetësor dhe duke reduktuar pagesat nga xhepi për qytetarët. Aktualisht ky partneritet është shtrirë në 7 spitale publike, duke filluar nga QSUT dhe 4 spitalet e tjera universitare të Tiranës si dhe në spitalin Rajonal të Fierit dhe Beratit, për të vijuar më pas, sipas kalendarit, me shtrirjen në të gjithë spitalet rajonale dhe në dy spitale bashkiake brenda këtij viti. Përmes këtij partneriteti, parashikohet një shtim i volumit të analizave me standard dhe siguri e lartë në rrjetin e ri të laboratorëve publikë në vend.

Etiketa: Edi araOgerta ManstirliuVIZITOJNE

Të lidhura

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj
Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar dhjetë raste të reja të infektimit me...

17:03 07/06/2025
Para
Fond 100 milionë euro për sistemin elektro-energjetik, Denaj: Po krijojmë një treg konkurrues

Fond 100 milionë euro për sistemin elektro-energjetik, Denaj: Po krijojmë një treg konkurrues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.