Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama i prerë për zjarrvënësit, kërkesë gjykatave: Kalbini në burg, të bëhen shembull

12:33 03/09/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë falënderuese për menaxhimin me sukses të vatrave të zjarreve në vend,  nuk nguroi të shtonte edhe një lajm tjetër ku shprehet se do t’u rriten pagat të gjithë anëtarëve të Mbrojtjes Civile dhe efektivëve të FA, që vendosin në rrezik jetën e tyre për të mbrojtur vendin dhe kanë bashkëpunuar të gjithë se bashku për të neutralizuar flakët dhe duke vënë situatat e vështira nën kontroll.

Kreu i qeverisë foli me tone të ashpra dhe me një zë tepër kritik përsa u përket zjarrvënësve. Ai tha se shumë prej tyre janë identifikuar dhe arrestuar, dhe madje kërkoi nga gjykata që t’i japë një dënim shembullor, që fenomene të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.

“Ne do të bëjmë atë që duhet për të rritur edhe pagën, që nuk do të jetë asnjëherë e mjaftueshme, sepse nuk është e mjaftueshme askund, kur cilido që i përket këtyre trupave përballet me një sfidë që kërcënon jetën e tij, por si gjithmonë një motiv më shumë, jo vetëm për të çuar në shtëpi më shumë të ardhura të merituara nga puna, por për të ndjerë vlerësimin për punën që bën. Nuk dua të zgjatem më tutje, por s’rri pa theksuar aspektin kriminal të gjithë këtyre vatrave të zjarrit, të cilat në një pjesë të madhe janë rezultat i rritjes dramatike të temperaturave kudo në botë, por në një pjesë të konsiderueshme janë rezultat i barbarisë të atyre që me një shkrepëse, një shishe benzinë, vrasin shpirtin e atdheut, plagosin trupin e atdheut dhe hedhin në erë mundimet, djersën, përkushtimin e shumë gjeneratave duke privuar nga qoftë edhe një qelizë e mushkërive të gjelbërta të këtij vendi, fëmijët e këtij vendi. Më vjen mirë që Policia e Shtetit ka arritur të çojë prapa hekurave një numër jo të vogël barbarësh, që nuk meritojnë të jenë të lirë mes qytetarëve të lirë të këtij vendi, meritojnë të kalben prapa hekurave. Shpresoj që gjykatat të japin vendimet e duhura dhe shpresoj që gjykatësit të jenë në lartësitë e dhimbjes për kaq shumë vlera natyrore të dëmtuara dhe aq shumë pemë, burime jete të shkatërruara.

Këto nuk janë pasuria e askujt individualisht, ata janë pasuria jonë, thesari që ne duam t’ia trashëgojmë fëmijëve tanë, edhe gjykatësit. Këta kriminel barbarë, jo vetëm të kalben në burg, por të shërbejnë për t’i dhënë një mesazh të qartë. Është e patolerueshme që ndryshimet e klimës në vetvete përbën potencial të lartë për zjarre, dora e njeriut të shtojë nga vetja, për të vënë para një sfide marramendëse të gjithë këta prindër, për të vënë përpara kësaj sfide të gjithë këta bij e bija të këtij vendi, e për të ndezur zjarre që shkojnë deri aty që marrin jetë. Për fat të mirë, falë trupave janë shpëtuar jetë. Një tragjedi si ajo që përmendëm me humbjen e dy prindërve është shumë e madhe. Parafytyrimi që mund të kishin qenë shumë më tepër sesa kaq, e bën revoltën shumë më të madhe. Fjala ime e fundit është pa harruar edhe disa, jo të gjitha, disa nga autoritetet vendore u ka shkëlqyer me përkushtimin dhe me gatishmërinë e tij Perfekti i Vlorë, por jo vetëm. Të gjithë duhet të ndihen sot krenarë për atë që kanë bërë. Unë ndihem i përulur për faktin që ne na takon të bëjmë më tepër për të gjithë ju.

Etiketa: ceremoni falenderuesedeklaraterama

Të lidhura

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike
Kryesore

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Në protestën e mbajtur sot nga Partia Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”, mes pjesëmarrësve u vu re edhe Alma...

18:57 16/05/2025
Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës
Kryesore

Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

Protestë simbolike e opozitës në Tiranë gjatë zhvillimit të samitit europian Ndërsa qendra e Tiranës ishte nën masa të rrepta...

18:01 16/05/2025
Para
Dhunoi brutalisht tre vajzat në Kosovë, dorëzohet në polici autori i dyshuar (Video)

Dhunoi brutalisht tre vajzat në Kosovë, dorëzohet në polici autori i dyshuar (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dyshime për krim zgjedhor/ Sekuestrohet telefoni i Elvis Roshit, çfarë iu gjet

Dyshime për krim zgjedhor/ Sekuestrohet telefoni i Elvis Roshit, çfarë iu gjet

09:54 18/05/2025
Mbahet sot ceremonia e përurimit të Papa Leones XIV

Mbahet sot ceremonia e përurimit të Papa Leones XIV

09:27 18/05/2025
Tërmet 4.1 ballë në Greqi, ku ishte epiqendra

Tërmet 4.1 ballë në Greqi, ku ishte epiqendra

08:57 18/05/2025
Austria fiton Eurovision, ja ku u rendit Shqipëria

Austria fiton Eurovision, ja ku u rendit Shqipëria

08:44 18/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.