Skip to content
Aktualitet

Qytetarët harrojnë pandeminë, trafik i rënduar rrugës për në Elbasan (video)

· 2 min lexim

Një varg i gjatë makinash është vërejtur në autostradën Tiranë-Elbasan. Qytetarët kanë zgjedhur të festojnë “Ditën e Verës” në qytetin e traditës së ballokumeve, duke shkaktuar për pasojë trafik në rrugë.

Edhe pse jemi në kushte pandemie e shifrat e të infektuarve me COVID-19 qëndrojnë të larta, qytetarët nuk e kanë marrë parasysh këtë rrethanë duke krijuar turma njerëzish që u panë sot në qytetin e Elbasanit.

Në këtë qytet pati përplasje mes mbështetësve të Partisë Socialiste e atyre të Partisë Demokratike, konflikt ky i nxitur prej vizitës që i bënë qytetit kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kujtojmë se sot ndryshe nga sa pritej, në vend të festimeve në Elbasan për Ditë Vere u krijuan tension e përplasje mes militantëve të PD dhe PS.

Prania e dy liderëve politikë ka çuar në agravim të situatës.  Përveç përplasjes verbale, ka pasur dhe përplasje fizike mes simpatizantëve të dy forcave. Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën, teksa janë shoqëruar disa persona.

Pavarësisht pamjeve të shëmtuara që erdhën nga një ditë feste, ajo që vihet re janë grumbullimet  e simpatizantëve politikë, disa me maska e disa jo, në një  kohë që vendi po përjeton valën e tretë të infektimeve.