Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Qeveria tallet me të moshuarit, në Shkodër e Vlorë doza vetëm për ata mbi 90 vjeç

09:18 02/03/2021
Reading Time: 2 min lexim

Sërish çështja e vaksinimit në Shqipëri lë për të diskutuar. Nuk maftoi vetëm diferencimi me të moshuarit personalitete, por kësaj rradhe ndryshohet dhe mosha që u premtua fillimisht për vaksinim. Pas urdhrit nga ministria  e Shëndetësisë se do të vijohet me vaksinimin e moshave mbi 80 vjeç, ndryshe veprohet nëpër qendra.

Kanë qenë të moshuarit në qytetin  e Shkodrës që e kanë ngritur si shqetësim, pasi janë kthyer në shtëpitë e tyre të pavaksinuar. Për ata e gjitha është tallje, pasi ndryshe u tha dhe ndryshe po veprohet.

“Tre herë na kanë gënjyer deri më tani. S’dimë ku të qahemi dhe çfarë të bëjmë se ne jemi vetëm.”, shprehet një prej tyre.

Të pyetur për këtë ndryshim të fundit, zyrtarët në Shkodër ia faturojnë këtë kaos mjekëve të familjeve.

“E vërteta është që mjekët e familjes kanë bërë lajmërime më shumë se sa duhet te të moshuarit, ndërkohë që ka ardhur një udhëzim i ri që thotë se ne nuk mund të vaksinojmë për momentin ashtu siç është deklaruar në fillim.”, shprehen ata.

E njëjta situatë ka ndodhur dhe në Vlorë, ku shumë prej të moshuarave nuk e morën dozën e shumëpërfolur.

Duke iu referuar deklaratave të vetë kryeministrit Edi Rama, vaksinimi do të niste me të moshuarit personalitete mbi 80 vjeç dhe do të vijohej me të moshuarit e tjerë në çdo qytet të Shqipërisë.

“Ditën e dielë (21 shkurt) do të fillojmë me disa personalitete, 80 e lart që do të vaksinohen për të filluar me këtë kategori. Ndërkohë vazhdojmë përpjekjen për të siguruar sasi të konsidetueshme vaksinash në vijim. Brenda muajit mars do të kemi edhe 50 mijë dozat e Pfizer, ato të parat domethënë”, u shpreh Rama disa ditë më parë nga Vlora.

Pavarësisht kësaj, në qendrat e vaksinimit thirren për të marrë dozën vetëm ata që janë 90 vjeç, duke krijuar kështu pakënaqësi tek moshat e thyera, të cilët enden sporteleve pa marrë asnjë përgjigje konkrete.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: në Shkodër e Vlorë doza vetëm për ata mbi 90 vjeçQeveria tallet me të moshuarit

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para

OBSH tjetër parashikim pesimist: Pandemia nuk do të përfundojë këtë vit!

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip