Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Qeveria lë fshatrat në harresë, gratë të përjashtuara nga tregu i punës

11:57 26/03/2026
Reading Time: 3 min lexim

Në Gostil të Kukësit, vetëm pak kilometra larg qytetit, realiteti i grave është i njëjtë prej vitesh: pa çerdhe, pa transport, pa mundësi pune. Ndërkohë që në dokumente qeveria flet për barazi gjinore dhe fuqizim ekonomik, në terren mungojnë shërbimet më bazike që do ta bënin këtë të mundur.

Milidija, nënë e tre fëmijëve, është një nga qindra gratë që mbeten të mbyllura në shtëpi jo nga zgjedhja, por nga pamundësia.

“Edhe sikur të dua, është e pamundur. Nuk kam ku e lë vajzën e vogël, sepse këtu nuk ka çerdhe”, rrëfen ajo.

Dy fëmijët e saj të mëdhenj shkojnë në shkollë dhe kopsht, por edhe ky i fundit funksionon vetëm deri në orën 13:00 dhe pa drekë, duke e bërë të pamundur një orar normal pune.

“Jemi në vështirësi ekonomike dhe dua të punoj, por këtu punë nuk ka. Nëse do punë duhet të shkosh në Kukës. Po me çfarë të shkoj? Autobus nuk ka…”, thotë ajo.

Ky nuk është një rast i izoluar, por një dështim sistemik. Në shumicën e fshatrave, shteti mungon pikërisht aty ku duhet të jetë më i pranishëm: te shërbimet bazike.

Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, mungesa e çerdheve dhe transportit publik kufizon drejtpërdrejt përfshirjen e grave në tregun e punës. Në teori, politikat ekzistojnë. Në praktikë, ato nuk funksionojnë.

Të dhënat e Faktoje e bëjnë edhe më të qartë këtë dështim: në shumicën e zonave rurale transporti publik nuk ekziston fare. Pra, edhe kur ka mundësi pune, shteti nuk siguron mënyrën për të arritur deri atje.

Edhe vetë institucionet e pranojnë problemin. Strategjia kombëtare për barazinë gjinore 2021-2030 pranon se gratë nuk gëzojnë të drejta të barabarta në praktikë. Por përtej pranimit, mungojnë ndërhyrjet reale.

Në Kukës, bashkia ka vetëm 3 çerdhe dhe të gjitha ndodhen në qytet. Asnjë në zonat rurale. Nga 84 kopshte, vetëm 3 janë me drekë dhe po ashtu vetëm në qytet. Pra, për mijëra familje në fshatra, shërbimi thjesht nuk ekziston.

Kjo situatë përsëritet në të gjithë vendin. Në Tiranë, çerdhet janë të përqendruara brenda qytetit, ndërsa zona të tëra periferike mbeten pa shërbim. Në Tepelenë ka vetëm një çerdhe, në Vlorë tre, në Dibër tre, të gjitha në qendrat urbane.

Ndërkohë, sipas KLSH, asnjë nga bashkitë e audituara nuk ofron transport publik për të lidhur fshatrat me qytetet. Kjo do të thotë se shteti jo vetëm nuk krijon mundësi pune, por as nuk krijon kushtet minimale për t’i arritur ato.

Ekspertët e lidhin këtë drejtpërdrejt me mënyrën si qeveria planifikon investimet.

“Investimet publike nuk janë të orientuara drejt nevojave specifike të grave në zonat rurale si hapja e çerdheve apo transporti publik”, thotë ekonomistja Suzana Guxholli.

Pra problemi nuk është vetëm mungesë fondesh, por mungesë prioritetesh.

Pasojat janë të dukshme. Gratë mbeten të detyruara të punojnë pa pagesë në shtëpi dhe në bujqësi, duke u bërë ekonomikisht të varura.

Sipas INSTAT, vetëm 69,3 % e grave janë pjesë e tregut të punës, krahasuar me 82,3 % të burrave. Ndërkohë, 14 % e grave deklarojnë se janë jashtë tregut për shkak të detyrimeve familjare, një barrë që bie pothuajse ekskluzivisht mbi to.

Blerta është një tjetër shembull i këtij realiteti.

“Burri është në punë dhe unë merrem me gjërat e shtëpisë, për familjen time po punoj”, thotë ajo.

Një punë e padukshme dhe e papaguar, që nuk i jep asnjë pavarësi ekonomike.

Në këto kushte, programet e punësimit që promovon qeveria mbeten thjesht në letër. Pa çerdhe, pa transport, pa investime reale në fshat, çdo strategji është e destinuar të dështojë.

“Masat mbështetëse nuk arrijnë të kenë ndikim për sa kohë nuk adresohen kushtet bazë infrastrukturore”, thekson raporti i KLSH.

Ndërkohë, për gratë në zonat rurale, koha kalon mes shtëpisë dhe bujqësisë, me shpresën që një ditë realiteti të ndryshojë.

“Pas disa vitesh, kur të më rriten fëmijët, dua të kem një punë. Nuk ka si lekët që fiton vetë”, thotë Blerta.

Por pa një ndryshim real në politikat dhe prioritetet e qeverisë, kjo mbetet vetëm një shpresë.

Të tjera

Open Data Albania: AKSHI mbyll dritaren e transparencës për paratë publike
Aktualitet

Open Data Albania: AKSHI mbyll dritaren e transparencës për paratë publike

Prej 26 shkurtit, qytetarët nuk kanë më akses te një prej mekanizmave më të rëndësishëm për të ndjekur se ku...

12:46 26/03/2026
Nga Agon Channel te Blair: faturat dhe lidhjet që rëndojnë mbi shqiptarët
Aktualitet

Nga Agon Channel te Blair: faturat dhe lidhjet që rëndojnë mbi shqiptarët

Çështja e Agon Channel nuk është thjesht një gjyq i humbur, por pjesë e një zinxhiri vendimmarrjesh dhe marrëdhëniesh që,...

12:21 26/03/2026
Para
Nga Agon Channel te Blair: faturat dhe lidhjet që rëndojnë mbi shqiptarët

Nga Agon Channel te Blair: faturat dhe lidhjet që rëndojnë mbi shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Open Data Albania: AKSHI mbyll dritaren e transparencës për paratë publike

Open Data Albania: AKSHI mbyll dritaren e transparencës për paratë publike

12:46 26/03/2026
Nga Agon Channel te Blair: faturat dhe lidhjet që rëndojnë mbi shqiptarët

Nga Agon Channel te Blair: faturat dhe lidhjet që rëndojnë mbi shqiptarët

12:21 26/03/2026
Qeveria lë fshatrat në harresë, gratë të përjashtuara nga tregu i punës

Qeveria lë fshatrat në harresë, gratë të përjashtuara nga tregu i punës

11:57 26/03/2026
Burg përjetë për vrasësin e Ardian Nikulajt në Shëngjin/ Nga trajner futbolli, në vrasës me pagesë, kush është portugezi?

Burg përjetë për vrasësin e Ardian Nikulajt në Shëngjin/ Nga trajner futbolli, në vrasës me pagesë, kush është portugezi?

11:19 26/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.