Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Qeveria hap portale, mbyll sytë: “Hapësira ime publike”, një tjetër skemë për të djegur paratë e shqiptarëve

14:56 12/08/2025
Reading Time: 2 min lexim

Edi Rama ka nxjerrë së fundmi edhe një “risi” tjetër digjitale, këtë herë me emrin “Hapësira ime publike”, duke e shitur si armën e re për mbrojtjen e hapësirave të përbashkëta, pas aksionit shkatërrues që ka ndërmarrë në Shqipëri në mes të sezonit veror. Në teori, qytetarët do të denoncojnë zaptimet, ndërtimet pa leje, parkimet private të paligjshme dhe ndotjen e hapësirës publike. Nëse institucionet nuk reagojnë brenda 24 orëve, ti plotëson një formular tjetër ankese. Në praktikë, kushdo që ka jetuar në Shqipërinë e Ramës e di se ky portal do të ketë të njëjtin fat si të gjithë paraardhësit e tij: shumë bujë, miliona euro të hedhura, zero rezultat. Historia e platformave të tij është manuali më i qartë i dështimit.

Njësoj edhe “Kryeinspektoriati Digjital i Territorit” , një tjetër tullumbace propagandistike që do të mbikëqyrte ndërtimet, taksat, pyjet, lumenjtë, që prezantua me pompozitet. E-Albania, që u shit si revolucion, është kthyer në ferr për qytetarët. Shërbime që nuk hapen, kërkesa që bllokohen dhe një rrjet i tërë “ndihmësish” privatë që, kundrejt pagesës, të nxjerrin një dokument publik. Ky është korrupsioni i institucionalizuar nën logon e “modernizimit”. Raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit e kanë thënë hapur: AKSHI, agjencia që kontrollon të gjitha këto sisteme, nuk regjistron as incidentet teknike, as zgjidhjet, as planin e centralizimit të sistemeve që u premtua që në 2017. Rezultati? Mbi 79 institucione ende jashtë menaxhimit, kaos total dhe siguri kibernetike të çarë, siç e treguan sulmet e 2022-shit.

Nuk është se mungojnë shembujt e tjerë të djegies së parave tona. “Komisariati Dixhital”, një aplikacion për denoncime në kohë reale, nuk funksionon. Satelitët “Albania 1” e “Albania 2” që supozohej të monitoronin territorin, sot janë zhdukur nga fjalori i qeverisë, pa asnjë raport konkret. Kështu u harruan edhe tabletat për shkollat, plot 3.5 milionë dollarë të djegura për mësimin online gjatë pandemisë. Sistemet e pasaportave dhe taksave të “centralizuara” ende të detyrojnë të vraposh nga një sportel te tjetri me dosje në dorë. Edhe platforma si SIBERAS, që duhej të menaxhonte fshatrat, është lënë të kalbet pa u përdorur nga bashkitë.

Këto projekte nuk ndërtohen për qytetarin, por për propagandën. Janë fasada digjitale të menduara për t’u treguar në Facebook, Instagram e Tik-Tok, jo për të funksionuar në realitet. Asnjë portal nuk zgjidh asgjë nëse IKMT nuk lëviz pa urdhër politik, nëse inspektoratet lokale mbyllin sytë për miqtë e pushtetit, nëse prokuroria nuk prek zaptuesit e mëdhenj. Denoncimet e qytetarëve do të shkojnë në të njëjtin vrimë të zezë ku kanë përfunduar gjithmonë: në asgjë.

“Hapësira ime publike” është prurja e re e një serie mashtrimesh teknologjike ku miliarda lekë janë hedhur për platforma që nuk bëjnë asgjë. Nga e-Albania te satelitët e harruar, nga tabletat e varrosura te aplikacionet fantazmë, bilanci është i njëjtë: qeveria dështon, qytetari paguan. Dhe në këtë vend, kjo është e vetmja platformë që funksionon gjithmonë!

Etiketa: reformaeditorial

Të tjera

SPAK në aksion te “Sami Frashëri”, në kërkim pronarët e Call Center-it, dyshohet polic i përfshirë
Aktualitet

SPAK në aksion te “Sami Frashëri”, në kërkim pronarët e Call Center-it, dyshohet polic i përfshirë

Operacioni i Prokurorisë së Posaçme kundër krimit të organizuar ka zbuluar detaje të reja nga aksioni i zhvilluar sot ndaj...

15:25 22/04/2026
Këlliçi akuza: Hapja e “Jet Bank” plan i hershëm i qeverisë, rrezik për kapjen e sistemit bankar
Aktualitet

Këlliçi akuza: Hapja e “Jet Bank” plan i hershëm i qeverisë, rrezik për kapjen e sistemit bankar

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza të forta lidhur me hapjen e “Jet Bank”, duke deklaruar se...

13:59 22/04/2026
Para
Gramsh/ Evakuohen banorët në 9 fshatra, luftë me zjarret nga toka e nga ajri!

Gramsh/ Evakuohen banorët në 9 fshatra, luftë me zjarret nga toka e nga ajri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK në aksion te “Sami Frashëri”, në kërkim pronarët e Call Center-it, dyshohet polic i përfshirë

SPAK në aksion te “Sami Frashëri”, në kërkim pronarët e Call Center-it, dyshohet polic i përfshirë

15:25 22/04/2026
Këlliçi akuza: Hapja e “Jet Bank” plan i hershëm i qeverisë, rrezik për kapjen e sistemit bankar

Këlliçi akuza: Hapja e “Jet Bank” plan i hershëm i qeverisë, rrezik për kapjen e sistemit bankar

13:59 22/04/2026
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, mbrojtja kërkon 60 dëshmitarë, mes tyre Cllevio dhe babai i Noizyt

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, mbrojtja kërkon 60 dëshmitarë, mes tyre Cllevio dhe babai i Noizyt

13:02 22/04/2026
Grida Duma: Rama dhe Berisha në një linjë, po bëjnë bashkë reformën zgjedhore

Grida Duma: Rama dhe Berisha në një linjë, po bëjnë bashkë reformën zgjedhore

11:33 22/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.