Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Qetësohen gjakrat, Kina njofton se nuk do ta armatosë Rusinë kundër Ukrainës

22:29 15/04/2023
Reading Time: 3 min lexim

Kina i është përgjigjur kritikave perëndimore duke thënë se do të mbetet neutrale në luftën Rusi-Ukrainë dhe nuk do t’i shesë armë asnjërës palë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, deklaratat e Ministrit të Jashtëm kinez Qin Gang u bënë gjatë një konference të tensionuar me gazetarë me ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.

Ministri i Jashtëm i Kinës Qin Gang priti homologen e tij gjermane Annalena Baerbock të premten. Ai tha se Kina dëshiron të punojë për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës duke shtuar se Pekini nuk do të furnizojë me armë asnjërën palë.

Zonja Baerbock pati këtë reagim të sinqertë.

“Është mirë që Kina ka sinjalizuar përkushtimin e saj për një zgjidhje, por sinqerisht pyes veten pse qëndrimi kinez deri tani nuk përfshin thirrjen ndaj agresorit, Rusisë, për të ndaluar luftën”, tha kryediplomatja gjermane, Baerbock.

Qëndrimi i saj në Pekin vjen pas vizitës së javës së kaluar të presidentit francez Emmanuel Macron. Presidenti francez shkaktoi kritika të ashpra kur tha se Evropa nuk duhet të mbajë anë në konfliktin midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në lidhje me Tajvanin.

Tensionet në rajon janë përshkallëzuar ndërsa Kina zhvilloi stërvitje masive ushtarake duke rrethuar Tajvanin.

Nga ana tjetër, Tajvani reagio duke zhvilluar një stërvitje ku simuloi reagimin në rast të një sulmi kinez.

Ministri i Jashtëm i Kinës i bëri thirrje Gjermanisë dhe të tjerëve që ta dënojnë Tajvanin.

“Forcat separatiste pro pavarësisë, me mbështetjen dhe ndikimin e disa forcave të huaja, janë të angazhuara në aktivitetet separatiste të pavarësisë së Tajvanit. Ky është shkaku kryesor i situatës së tensionuar në ngushticën e Tajvanit sot. Nëse të gjithë shpresojnë për stabilitet në ngushticën e Tajvanit dhe paqe e qetësi në rajon, ata duhet të mbajnë një qëndrim të qartë kundër pavarësisë së Tajvanit dhe ndërhyrjeve të huaja”, tha shefi i diplomacisë kineze, Qin Gang.

Zonja Baerbock tha se një përshkallëzim ushtarak në ngushticën e Tajvanit do të ishte një skenar katastrofik për tregtinë globale dhe për Gjermaninë e varur nga eksportet.

Disa ekspertë thonë se ka zëra që Presidenti Macron të ketë negociuar me Kinën për të hequr dorë nga dërgesat e armëve në Rusi në këmbim që Franca të duket se do të marrë anën e Kinës në Tajvan. Tani mbetet për t’u parë nëse Pekini do ta respektojë zotimin se nuk do i shesë armë Moskës.

“Jam kurioze të shoh nëse ky është një zotim i besueshëm dhe nëse Kina i përmbahet zotimit. E shoh me pikëpyetje marrëveshjen mes zotit Macron dhe Pekinit. Jam kurioze të di nëse ja vlente e gjithë kjo manovër?”, thotë zonja Carisa Nietsche nga Qendja për një Siguri të re Amerikane.

Por një tjetër eksperte i tha Zërit të Amerikës se megjithëse nuk ishte koha e duhur për vizitën e zotit Macron, ai mund të ketë një mesazh të vlefshëm për politikëbërësit në Uashington dhe Bruksel, se Evropa është tashmë në ankth, pasi agresioni rus në Ukrainë po ndodh kaq afër territorit të tyre.

“Por të gërmosh më thellë, ky është gjithashtu një sinjal për Shtetet e Bashkuara dhe për aleatët e NATO-s që thotë se kriza me Kinën dhe Tajvanin është më pranë se sa duket, por ne duam të sigurohemi që Shtetet e Bashkuara nuk e përqendrojnë tërësisht vëmendjen e tyre aty dhe tërheqin ose devijojnë burimet nga Evropa dhe larg nga përballja me Rusinë”, vlerëson zonja Sibel Oktay nga Këshilli i Çikagos për Çështjet Globale.

Kina njoftoi se do të dërgojë në Rusi javën e ardhshme Ministrin e Mbrojtjes, Li Shangfu, për një vizitë katërditore, me ftesë të homologut të rus, Sergei Shoigu./VOA

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes
Aktualitet

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
Horoskopi sot, 16 prill 2023

Horoskopi sot, 16 prill 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.