U qëllua me armë zjarri gjatë natës në Kurbin, 40 vjeçari mohon ngjarjen
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në një lokal në autostradë në fshatin Gjorm në Kurbin, gjatë mbrëmjes së kaluar.
I plagosuri me armë zjarri është Vasil Çela (Rama) 40-vjeç i cili është qëlluar në dorë, dje teksa kalonte në autostradën e fshatit Fushë Gjorm dhe është nisur me urgjencë në spitalin e Traumës, nga ku është larguar pak më parë.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që është i lënduari është plagosur në dorën e majtë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja.
Sipas Policisë, ende nuk është përcaktuar se me çfarë është shkaktuar plaga në dorën e Çelës dhe se vetë i dëmtuari ka mohuar që është qëlluar me armë zjarri.Gjithashtu të dhëna nuk ka as mbi të shkuarën e Çelës, duke lënë mister arsyet se përse kanë qëlluar për ta eliminuar.