Skip to content
Kryesore

Qarku i Durrësit/ Numërohen 90% e kutive, cila parti kryeson?

· 1 min lexim

Në Qarkun e Durrësit, nga 493 kuti votimi gjithsej, janë numëruar deri tani 445. Të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë se Partia Socialiste mban vendin e parë me 64,633 vota, që përbën 51.99% të totalit.

Ndërkohë, Koalicioni Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore renditet i dyti me 49,229 vota, ose 39.60%.

Bazuar në këto rezultate paraprake, ndarja e mandateve për këtë qark është si më poshtë:

• Partia Socialiste: 8 mandate
• PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore: 6 mandate