Skip to content
Të Gjitha

Punonjësi i Ushtrisë shet për skrap 1 ton gëzhoja predhash, arrestohet 30-vjeçari

· 1 min lexim

Një ngjarje e pazakontë është shënuar ditën e sotme në Shijak.

Policia ka njoftuar se ka bllokuar 1 ton gëzhoja predhash me vlerë 2 milionë lekë të vjetra, në një pikë skrapi në Maminas.

Bëhet me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi R.Q., 30 vjeç, banues në Qerret.

30-vjeçari ishte punonjës në pikën e skrapit.

Gjithashtu janë kryer veprimet nga ana e Policisë Ushtarake për shtetasin G. L., 32 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, me detyrë punonjës në repartin ushtarak, Shijak, i cili i ka shitur shtetasit R. Q., gëzhojat e bllokuara.