Skip to content
Bota

Punonjësi i saj u infektua me Covid-19, Ursula von der Leyen merr përgjigjen e testit

· 1 min lexim

Para pak ditësh u njoftua se presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u largua nga  Samiti i Bashkimit Europian në Bruksel, pasi një nga asistentët e saj ishte konfirmuar pozitiv me Covid-19.

Menjëherë pas këtij lajmi ajo iu nënshtrua testit dhe ditën e sotme ka marrë përgjigjen negative të cilën e ka ndarë me të gjithë në Twitter.

“Jam e lumtur t’ju njoftoj se rezultati i testit tim të fundit për koronavirus është negativ. Dje bëra testin. Faleminderit për mbështetjen tuaj. ” Kujdesuni për veten, tha ajo.

Ndërkohë kujtojmë se kjo është hera e dytë që presidentja e KE vetëizolohet, pasi edhe më parë një punonjës ishte infektuar me Covid-19.