Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Punimet vijuan në shkelje të ligjit, përmbarimi jep 10 ditë kohë për pezullimin e HEC-eve në Valbonë

18:46 02/11/2021
Reading Time: 3 min lexim

Përmbaruesja gjyqësore Satbere Shahu ka dhënë urdhër për institucionet shtetërore dhe kompaninë “Dragobia Energy” dhe “Gener 2”, që të zbatojnë vendimin që ka dhënë Gjykata e Lartë dhe pezullojnë kontratën e koncensionit për dy hidrocentralet në lumin Valbonë deri në një vendim të formës së prerë. Në rast se kjo nuk ndodhë, ato do të gjobiten dhe do të fillojë ndjekja penale.

Brenda 10 ditëve, Ministria e Energjisë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Ministria e Mjedisit, Këshilli Kombëtar i Territorit, Këshilli i Basenit Ujëmbledhës Drin-Bunë, Shoqëria “Gener 2” dhe “Dragobia Energy”, nën cilësinë e debitorit, duhet të zbatojnë vendimin, ose do të ketë penalizime.

“Mbas kalimit të këtij afati, Zyra e Përmbarimit do të fillojë ekzekutimin e detyrueshëm për debitorin që refuzon ose nuk kryen sipas asaj që ka vendosur vendimi i gjykatës, do të gjobitet deri në 50.000 lekë deri në ekzekutimin e detyrimit si dhe kallëzim për ndjekje penale për pengim të ekzekutimit, në bazë të nenit 320 të Kodit Penal“, – thuhet në shkresën zyrtare.

Referuar vendimit të Gujykatës së Lartë, datë 21 korrik 2021, kontrata koncesionare dhe shtesat e saj do të pezulloheshin deri në një vendim përfundimtar nga gjykata. Por pak më shumë se katër muaj nga zbardhja e vendimit, urdhri i gjykatës nuk gjeti zbatim. “Dragobia Energy” vijoi të prodhonte energji përmes shfrytëzimit të uji të lumit Valbonë, bën me dije “Citizens Channel”.

Duke qenë se hallkat ligjzbatuese nuk funksionun, në këtë rast roli i përmbaruesit, krijoi një ngërç sa i përket ekzekutimit të vendimit të gjykatës dhe punimet vazhduan në shkelje të ligjit.

Eduard Mrishaj, përmbaruesi i Tropojës refuzoi të ekzekutojë vendimin e gjykatës. Në ligj parashikohet se përmbaruesi mund t’i japë afat kohor deri në 10 ditë kompanisë për te zbatuar vendimin vullnetarisht. Nëse kjo nuk ndodh, atij i lind e drejta që të ndërhyje edhe duke përdorur ndihmë nga policia e shtetit.

Më datë 27.10.2021, Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit urdhëroi  përmbaruesin e Tropojës të zbatojë vendimin e Gjykatës së Lartë. Vendimi erdhi pasi përfaqësuesi ligjor i organizatës TOKA iu drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit me një shkresë ku kërkonte ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Lartë sa i përket çështjes së Valbonës.

Leja për ndërtimin e ndërtimin e hidrocentralit “Dragobia”, në Valbonë u miratua në vitin 2007. “Gener 2”, nënshkroi kontratën koncensionare me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, si autoritet kontraktues.

Në fillim mendohej që katër hidrocentrale të ndërtoheshin brenda zonës së mbrojtur, duke shfrytëzuar burimet ujore të përroit të Çeremit, lumit të Valbonës, përroit të Matinës dhe atë të Milloshit për një periudhë 35-vjeçare. Kompania fituese u tërhoq më pas nga vendimi për të ndërtuar katër HEC-e, dhe ato u reduktuan në dy, “HEC Dragobia” dhe “HEC Çeremi”.

Komuniteti i zonës u angazhua kundër ndërtimit të HEC-eve dhe firma u akuzua se falsifikoi nënshkrimet nga konsultimet me publikun, ku edhe persona që ishin ndarë nga jeta rezultonin të kishin firmosur.

Në proces-verbalin e konsultimit për publikun kryer nga “Dragobi Energy” në vitin 2013, rezultojnë se kanë marrë pjesë 20 banorë dhe kanë shprehur miratimin e tyre për ndërtimin e HEC-eve. Aktivistët kanë akuzuar kompaninë se falsifikoi firmat e pjesëmarrësve, pasi në lista figuronin të pranishëm edhe njerëz që ishin ndarë nga jeta.

27 baorë dhe “TOKA” depozituan një padi pranë Gjykatës Administrative të Tiranës, në muajin maj të vitit 2017. Në padi kërkohej anulimin e dy hidrocentraleve në Luginën e Valbonës, duke listuar argumentet që lidhen me ndërtimin në një park kombëtar të kategorisë së dytë dhe falsifikimin e firmave në dëgjesat publike. Gjykata e rrëzoi padinë disa muaj më vonë. Vendimi u apelua dhe padia u pranua në qershor të vitit 2018. Gjykata e Apelit urdhëroi pezullimin e punimeve.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tropojës më datë 31 korrik 2018 vendosi të rrëzojë vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë për pezullimin e punimeve për ndërtimin e HEC-eve në Parkun Kombëtar të Valbonës. Në vendimin e Gjukatës së Tropojës i jepej të drejtë kompanisë koncensionare “Dragobia Energy”  që të vijonte punimet të paktën deri në 31 janar 2019.

Marrë me ndryshime nga Citizens Channel

Etiketa: editor-choicehecet ne valbonepermbarimipezullimi i punimeve

Të lidhura

3 Maji i turpit: Shqipëria e Lirisë së Shtypit me TikTok të mbyllur e media të blera
Kryesore

3 Maji i turpit: Shqipëria e Lirisë së Shtypit me TikTok të mbyllur e media të blera

Në vend që ta përshëndesë 3 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit me krenari dhe llogaridhënie, Shqipëria e...

19:25 03/05/2025
GJK: S’ka kompensim për profesionet e lira që kanë parapaguar tatim-fitimin 15%
Kryesore

Jehovait kërkojnë njohje si fe në Shqipëri/ Kushtetuesja jep vendim

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar Gjykatën Administrative të Apelit që, brenda një afati prej gjashtë muajsh, të shqyrtojë dhe të japë...

13:12 09/04/2025
Para
Deputeti demokrat denoncon aferën tek “Unaza e Madhe”: 5 miliardë lekë më shumë për një lot

Deputeti demokrat denoncon aferën tek “Unaza e Madhe”: 5 miliardë lekë më shumë për një lot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

16:59 10/05/2025
Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.