Skip to content
Të Gjitha

Protestat/ Në Durrës pedagogët mbledhin firmat, në Korçë ngujohen studentët

· 2 min lexim

Edhe studentët e Universitetit të Korçës kanë vendosur të ngujohen, pas atyre të Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.

Vendimi i tyre erdhi pas mbledhjes së Këshillit Studentor dhe ashtu si në qytetet e tjera, edhe ata kërkojnë rrëzimin e Ligjit të Arsimit të Lartë.

Po ashtu një tjetër lëvizje ka ardhur dhe nga pedagogët.

Pas Tiranës, pedagogët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, kanë mbledhur firmat dhe përmes një deklaratë të përbashkët sqarojnë se janë plotësisht dakord me kërkesat e studenteve për shfuqëzimin e Ligjit të Arsimit të Lartë.

Deklaratë e Asamblesë Akademike të Fakultetit të Shkencave Juridike pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës

1-Mbështesim plotësisht kërkesat e studentëve dhe lirinë e tyre për të protestuar, duke garantuar mbështetjen e plotë dhe gadishmërinë për t’ju mundësuar studentëve zhvillimin e leksioneve në një moment të përshtatshëm për ta.

2-Kundërshtojmë aktet nënligjore të miratuara nga ana e Këshillit të Ministrave që janë në kundërshtim me parimin e autonomisë universitare dhe lirisë akademike, si dhe mungesës së konsultimit me grupet e interesit. Çdo akt ligjor apo nënligjor në fushën e arsimit universitar duhet të konsultohet paraprakisht me grupet e interesit veçanërisht projekt-ligji “Për Kodin e Sjelljes për Integritetit në Searchin Shkencornë Republikën e Shqipërisë.

3-Dënojmë çdo deklaratë që ka për synim cënimin dhe denigrimin e figurës së pedagogut