Skip to content
Aktualitet

Protesta e dytë pas shembjes së teatrit, policia bllokon aksin rrugor Elbasan-Tiranë

· 1 min lexim

Artistët dhe qytetarët nuk ndalen në protestat e mbajtura pas prishjes së Teatrit Kombëtar.

Pas protestës së djeshme, një tjetër protestë është organizuar për sot në orën 17:30.

Vetëm pak minuta na ndajnë nga fillimi i protestës, ndërkohë që policia ka bllokuar aksin rrugor Elbasan-Tiranë, duke ngritur postblloqe në rrethrrotullimin e Bradasheshit.

Bëhet e ditur se nuk lejohen ç’do lloj mjeti për të ikur në Tiranë. Drejtuesit e mjeteve që nuk e kanë justifikuar dot udhëtimin e tyre, janë kthyer mbrapsht nga policia.

Nga ana tjetër, opozita ka nisur akuzat ku janë shprehur se policia po bllokon qytetarët që të mos vijnë në Tiranë e të bashkohen në protestën e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.