Gjatë ditës, shumë zyrtarë nga e gjithë bota kanë reaguar ndaj sugjerimit të Francës që të dërgojë trupa në Ukrainë. Shtëpia e Bardhë e SHBA ka komentuar deklaratën duke theksuar se Presidenti Biden ka qenë i qartë në faktin se SHBA nuk do të dërgojë trupa për të marrë pjesë në luftën në Ukrainë. Kjo deklaratë erdhi pas një takimi të Presidentit Biden me zyrtarë për të diskutuar çështjet e financimit, përfshirë ndihmën për Kievin. Disa vende të tjera, përfshirë Britaninë e Madhe, Italinë, Gjermaninë dhe Poloninë, kanë bërë të ditur se nuk kanë plane për të dërguar forcat tokësore në Ukrainë.
Hapet GoFundMe për Elvis Shkambin, mblidhen mbi 8000 dollarë për “mbrojtje ligjore”
Është hapur një faqe GoFundMe për të mbledhur fonde në ndihmë të Elvis dhe Gjon Shkambit, të akuzuar për vrasjen...