Prestigjiozja franceze: Rita Ora dhe dashuria e saj për Kosovën
Rita Ora padyshim është një nga këngëtaret më të vlerësuara shqiptare në botë dhe kjo nuk ka si t’i shpëtojë syrit të gazetarëve.
Së fundmi prestigjoza franceze, NRJ i ka kushtuar një shkrim të plotë këngëtares, duke vënë në qendër të saj dashurinë që Rita ka për Kosovën, vendin e saj të lindjes.
Këtë ndjenjë të pastër, gazetari ka vendosur ta dallojë që në fillim të shkrimit, ku thotë tekstualisht “E lindur në Prishtinë, Rita Ora kurrë nuk e ka fshehur dashurinë e saj për vendlindjen”.
Një shkrim i plotë që vë në qendër të vëmëndjen Ritën dhe koncertet e saj të dhënë në Shqipëri dhe Kosovë.
https://www.instagram.com/p/BrntUfcH37M/?utm_source=ig_web_copy_link
Kjo është një pjesë e artikullit
“E lindur në Prishtinë, Rita Ora kurrë nuk e ka fshehur dashurinë e saj për vendlindjen. Në vitet e fundit, ajo ka rritur vëmendjen e saj në këtë vend ballkanik. Gjuhën shqiptare, Rita Ora e dinte shumë pak nga prindërit e saj. Pak pasi mbushi 1 vjeçe, këngëtarja e hitit “Your Song”, do të rritej në Evropë deri në fillim të karrierës së saj muzikore.
Megjithatë, Rita Ora nuk e ka harruar kurrë origjinën e saj. Në vitin 2012, këngëtarja shqiptare u kthye në qytetin e saj të lindjes, për xhirimet e klipit “Shine Ya Light”.
Megjithëse ka kaluar vetëm disa muaj atje, Rita Ora është një nga personalitetet më të njohura në Kosovë.
Me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së vendit, Rita Ora u ftua për të marrë pjesë në festimet e përvjetorit.
E lindur me emrin Rita Sahatçiu, artistja shqiptare ofroi një koncert falas në Prishtinë.”