Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti në Amerikë, ja kë takuan dy krerët kosovarë gjatë vizitës zyrtare (Detaje)

19:31 27/07/2022
Reading Time: 3 min lexim

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti u takuan të martën në Uashington me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Pas takimit, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se gjatë takimit Sekretari Blinken theksoi partneritetin e qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe se falënderoi dy udhëheqësit për mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe pritjen e afganëve që u larguan nga vendi i tyre pas ardhjes në pushtet të Talebanëve.

“Ata diskutuan për rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllim njohjen reciproke, në rrugën drejt integrimeve euroatlantike”, shkruan zëdhënësi Price.

Në hapje të takimit me zonjën Osmani dhe zotin Kurti, Sekretari Blinken foli për partneritetin e fortë SHBA-Kosovë dhe rëndësinë e kësaj miqësie.

“Kosova është një partner i palëkundur i Shteteve të Bashkuara dhe mendoj se, siç e dini të gjithë, mes nesh ka një histori të gjatë dhe të fortë, veçanërisht me Presidentin Biden, i cili ju dërgon përshëndetjet e tij të ngrohta”, tha zoti Blinken.Pas takimit, në një prononcim për Zërin e Amerikës, Presidentja Vjosa Osmani tha se e informoi Sekretarin Blinken rreth reformave të ndërmarra në Kosovë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet vendi, për të cilat siç u shpreh ajo “duhet përkrahja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

“Edhe një herë u konfirmua se Republika e Kosovës nuk ka mik më të madh, më të fuqishëm dhe më të afërt sesa SHBA-të”, tha zonja Osmani.

Nga ana e tij, Kryeministri Albin Kurti tha se shprehu mirënjohjen e tij për ndërhyrjen e NATO-s për të ndalur mizoritë serbe në Kosovë, vendi që siç u shpreh ai “është një rrëfim suksesi i një demokracie cilësore që ecën së bashku me zhvillimin ekonomik”.

“Në kontrast me disa fuqi të tjera nëpër botë, të cilat dëshirojnë të tregojnë që për zhvillim ekonomik demokracia nuk është e nevojshme, shteti jo i madh i Kosovës është një shembull i madh se zhvillimi ekonomik dhe demokracia cilësore shkojnë së bashku”, tha zoti Kurti për Zërin e Amerikës.

Kryeministri Kurti tha se e shfrytëzoi takimin me Sekretarin Blinken për të kërkuar më shumë investime amerikane në Kosovë dhe rritje të shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve.

Presidentja Osmani shtoi se takimi i sotëm ishte garanci e angazhimit amerikan në rajon në një periudhë kur agresioni rus në Ukrainë, siç tha ajo “ka dëshmuar se cilat janë demokracitë e vërteta” . Zonja Osmani shtoi se bashkëpunimi më i afërt Kosovë-SHBA është i domosdoshëm duke i ditur prirjet për ndikimin në Ballkan të Rusisë, përmes siç u shpreh ajo, satelitit të Putinit, Serbisë.

“Kemi diskutuar më në detaje në mënyrë që të jemi më vigjilent tash e tutje, shumë më të koordinuar me SHBA-të dhe aleatët tanë të tjerë në NATO në mënyrë që t’i parandalojmë këto plane destabilizuese që i ka Putini me satelitët e vet”, tha zonja Osmani në një pyetje të Zërit të Amerikës.

Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës nesër do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për Programin Kompakt me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit, një projekt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, që ka për qëllim forcimin e sektorit të energjisë në Kosovë dhe fuqizimin e përfshirjes së grave në këtë fushë./VOA

Të tjera

“Mirë kamerat nuk punonin, por satelitët Albania 1, Albania 2 ku i kishin sytë?”
Aktualitet

“Mirë kamerat nuk punonin, por satelitët Albania 1, Albania 2 ku i kishin sytë?”

Analisti Lutfi Dervishi ka ironizuar situatën skandaloze të rendit dhe zbulueshmërisë së krimit në Shqipëri, pas atentatit mafioz të kryer...

15:13 13/11/2025
BIRN: Mburoja politike e Ramës për Ballukun, sfidë për drejtësinë
Aktualitet

BIRN: Mburoja politike e Ramës për Ballukun, sfidë për drejtësinë

Lajmi se zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme u prit fillimisht me heshtje, më pas...

14:56 13/11/2025
Para
Berisha takim me ekspertët e kulturës, bën deklarata të ashpra për Butrintin

Berisha takim me ekspertët e kulturës, bën deklarata të ashpra për Butrintin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Mirë kamerat nuk punonin, por satelitët Albania 1, Albania 2 ku i kishin sytë?”

“Mirë kamerat nuk punonin, por satelitët Albania 1, Albania 2 ku i kishin sytë?”

15:13 13/11/2025
BIRN: Mburoja politike e Ramës për Ballukun, sfidë për drejtësinë

BIRN: Mburoja politike e Ramës për Ballukun, sfidë për drejtësinë

14:56 13/11/2025
Intervistë e fortë/ Gratteri: Shqipëria është narkoshtet, s’ka vend për ekzagjerime

Intervistë e fortë/ Gratteri: Shqipëria është narkoshtet, s’ka vend për ekzagjerime

13:49 13/11/2025
Takimi Rama Meloni/ Shtypi italian: Narkoshteti shqiptar përfiton nga paratë e taksapaguesve italianë

Takimi Rama Meloni/ Shtypi italian: Narkoshteti shqiptar përfiton nga paratë e taksapaguesve italianë

13:43 13/11/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.