Skip to content
Të Gjitha

Presidenti Meta e kaloi të dielën pranë detit dhe ndau me ndjekësit dy momentet e veçanta

· 1 min lexim

Presidenti Ilir Meta e ka kaluar këtë të dielë buzë detit, nga ku nuk ka hezituar të ndajë momente të veçanta me ndjekësit në rrjetet sociale.

Së pari, ai ka publikuar një foto me një person me ngjyrë, duke shkruar se me Frensis e diela është edhe më e bukur.

“Me Frensis, e diela është edhe më e bukur”, shkruan Meta shkurt.

Duket se mesazhi i kreut të shtetit vjen pas protestave masive në SHBA pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd.

Së dyti, ai ka publikuar një video duke bërë stërvitje, siç thekson vetë ai, “për fitoren e 10-të radhazi të kampionatit skocez nga Celtic”.

Presidenti Meta iu uron një të dielë të shkëlqyer të gjithë miqve keltë, ndërsa i fton të vizitojnë Shqipërinë për pushime verore.