Skip to content
Kronikë

Pothujase 2 muaj luftë, BB jep alarmin: Ekonomia e Ukrainës do të përgjysmohet!

· 2 min lexim

Lufta në Ukrainë edhe pak dhe bën dy muaj që nga fillimi i saj me datë 24 shkurt.

Ukraina ka përjtuar një dhimbje të madhe, ku masakrat e rusëve kanë qenë massive, mjafton të përmendim atë në qytetin e Buchas, ku akoma po zbulohen varre masive.  Por përveç humbjeve njerëzore dhe dhimbjeve të pakrahasueshme shpirtërore, ekonomia e Ukrainës ka përjetuar një tronditje nga lufta.

Banka Botërore ka dhënë alarmin se ekonomia e saj parashikohet të përgjysmohet këtë vit, për shkak të pushtimit rus, i cili ka shkatërruar fabrika dhe ndërtesa të mëdha banimi, si dhe ka detyruar miliona njerëz të largohen nga vendi.  Sipas një raporti të Bankës Botërore, prodhimi ekonomik i Ukrainës pritet të tkurret për 45 për qind, ndërsa shkalla përfundimtare e rënies ekonomike do të varet nga “kohëzgjatja dhe intensiteti i luftës”.

“Pushtimi rus po i jep një goditje masive ekonomisë së Ukrainës dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë”, tha Anna Bjerde, nënkryetare e Bankës Botërore për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.

Rusia ka shkatërruar Mariupolin, një port kyç të Ukrainës në Detin Azov, dhe ka dëmtuar rëndë qytetet e tjera të mëdha, duke përfshirë Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës për nga popullsia.Rusia ka bombarduar gjithashtu aeroporte dhe linja hekurudhore, ndërsa shumë ura janë hedhur në erë.More se 10 milionë ukrainas, ose gati një e katërta e popullsisë, besohet se janë larguar nga shtëpitë e tyre, përfshirë më shumë se 4 milionë që kanë kaluar kufijtë e Ukrainës.

Në një raport më vete, Banka Botërore tha se ekonomia e Rusisë pritet të tkurret për 11 për qind këtë vit, si pasojë e sanksioneve që i ka vënë Perëndimi, për shkak të pushtimit të Ukrainës.