Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive, gjoba dhe arrestime për shoferët

15:38 02/09/2021
Reading Time: 2 min lexim

 Policia Rrugore vazhdon ‘rutinën’ e saj me kontrollet intensive duke bërë të mundur kështu arrestimin në flagrancë të 15 drejtues mjetesh dhe duke pezulluar kështu rreth 40 patenta.

Po ashtu policia njofton se janë ndëshkuar në total 3151 drejtues mjetesh për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës dhe duke vendosur 389 masa administrative.

Ajo apelon qytetarët të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit duke respektuar dhe rregulla të tjera për sigurinë në mjet.

Policia e Shtetit

Kontrolle intensive  me radarë, dronë, dragera, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara e patrulla të lëvizshme 24/7, për të parandaluar aksidentet rrugore.

Edhe përgjatë 48 orëve të fundit janë konstatuar drejtues mjetesh që abuzonin me shpejtësinë, parakalimet e gabuara apo me alkoolin në timon.

Në rrugën interurbane Tuneli i Krrabës-Tiranë, nga Policia Rrugore e Tiranës janë konstatuar shpejtësi deri në 175 km/h në kulmin e trafikut, ndërsa në Bypass-in e Fierit, Policia Rrugore e Fierit ka konstatuar shpejtësi deri në 196 km/h.

👉Si rezultat i kontrolleve janë arrestuar në flagrancë 15 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 12 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

👉Janë pezulluar 40 leje drejtimi, nga të cilat 20 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

👉Janë vendosur 288 masa administrative me vlerë nga 5.000 deri në 22.000 lekë të rinj, për shpejtësi tej normave të lejuara, bazuar në ndryshimet e fundit të Kodit Rrugor.

Gjithashtu janë vendosur 101 masa administrative, me vlerë nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

👉Si rezultat i kontrolleve intensive dhe denoncimeve të adresuara në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 3151 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia e Shtetit apelon: Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, qëndroni në radhë kur lëvizja është e ngadaltë për shkak të fluksit të lartë të automjeteve, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, që të arrini në destinacion🏠 të sigurt dhe me patentë në xhep. Në çdo aks rrugor dhe qendra urbane ka patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, radarë, dronë, kamera dhe aparate fotografike.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

#MosUbejStatistike🚑

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPerSigurineTuaj🚔

 

Etiketa: gjobaPolicia rrugorete arrestuar

Të lidhura

Zjarr në qendrën e azil-kërkuesve në Babrru, evakuohen banorët
Aktualitet

I moshuari harroi sobën ndezur, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Një banesë në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, në zonën e njohur si “Albano dhe Romina”, ka shpëtuar për pak nga...

09:23 06/06/2025
Aksident në urën e re të Kukësit! Përplasen tre automjete
Aktualitet

Aksident në urën e re të Kukësit! Përplasen tre automjete

Një aksident automobilistik u regjistrua mëngjesin e sotëm në Urën e Re të Kukësit, duke përfshirë tre automjete që udhëtonin...

08:29 06/06/2025
Para
Mbledhja e Asamblesë Socialiste, zbardhen disa nga emrat e anëtarëve të rinj të Kryesisë së PS

Mbledhja e Asamblesë Socialiste, zbardhen disa nga emrat e anëtarëve të rinj të Kryesisë së PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zjarr në qendrën e azil-kërkuesve në Babrru, evakuohen banorët

I moshuari harroi sobën ndezur, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

09:23 06/06/2025
Tre shqiptarët grabitën një farmaci, tentuan të arratiseshin, por u përplasën me automjetin e një polici

Tre shqiptarët grabitën një farmaci, tentuan të arratiseshin, por u përplasën me automjetin e një polici

09:11 06/06/2025
Rusia sulm ajror në Ukrainë, qindra dronë lëshohen mbi Kiev, 4 viktima

Rusia sulm ajror në Ukrainë, qindra dronë lëshohen mbi Kiev, 4 viktima

08:51 06/06/2025
Aksident në urën e re të Kukësit! Përplasen tre automjete

Aksident në urën e re të Kukësit! Përplasen tre automjete

08:29 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.