Skip to content
Aktualitet

Policia me dy standarte / PD u ‘dend’ me gjoba të majme, deputeti socialist nuk dënohet pas shkeljes së rregullave të Covid

· 2 min lexim

Shifrat e infektimeve në vendin tonë prej javësh janë shumë të larta, ndaj edhe Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe Ministria e Shëndetësisë kanë bërë thirrje të vazhdueshme për të shmangur grumbullimet.

Por siç duket këto thirrje dhe rregulla të vendosura nuk vlejnë për deputetët e Partisë Socialiste dhe rasti i fundit  është ai deputetit Xhemal Qefalia.

Pak ditë më parë, Qefalia ka mbledhur në Zall Herr  dhjetra qytetarë, të cilët nuk ruanin distancën e duhur, nuk mbanin maska dhe ishin në ambient të mbyllur.

Fotot e aktivitetit janë publikuar vetë nga deputeti në rrjetet sociale, pa u shqetësuar fare për shkeljen e bërë, apo mesazhin që jep te publiku.

Sot, tre ditë pas aktivitetit, ende nuk është marrë asnjë masë ndëshkimore për deputetin Qefalia, duke lënë të kuptohet se vënia e drejtësisë është me dy standarte.

Kujtojmë se kryetraja e LSI, Monika Kryemadhi për një aktivitet të ngajshëm u gjobit me 50 milionë lekë të vjetra .

I pyetur sot nëse do të ndëshkohet deputeti Qefalia  për këtë shkelje, ministri i majtë Blendi Çuci tha se kjo gjë është në dorën e organeve ligjzbatuese, duke mos dhënë  një përgjigje konrkete se si do të procedohet me deputetin.

“Ato janë çështje të organeve ligjzbatuese, porosia është e qartë. Askush nuk do të tolerohet për mos respektimin e rregullave të vendosura për tu zbatuar gjatë pandemisë. Pa diskutim që është zbatimi i çdo protokolli. Përfitoj nga rasti tu bëj thirrje të gjitha partive politike që kanë hyrë në ethet e zgjedhjeve që t’i zatojnë,”– tha Çuçi.