Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Policia italiane arreston “bosin” e drogës, sapo ishte kthyer nga Shqipëria

19:45 27/05/2025
Reading Time: 1 min lexim
Policia italiane arreston “bosin” e drogës, sapo ishte kthyer nga Shqipëria

Një 45-vjeçar shqiptar, në kërkim prej nëntorit 2024, u arrestua nga autoritetet italiane në aeroportin Malpensa të Milanos, sapo kishte mbërritur nga Shqipëria.

Ai dyshohet për përfshirje në një organizatë kriminale ndërkombëtare që merrej me trafik droge dhe pastrim parash.

Sipas Policisë së Shtetit italiane, shqiptari kishte arritur t’i shpëtonte ekzekutimit të një urdhër-arresti gjatë operacionit të koduar “Moby Dick”, një aksion i gjerë që çoi në lëshimin e 43 masave sigurie ndaj anëtarëve të një grupi kriminal të shpërndarë në disa shtete europiane, si edhe në Dubai dhe Singapor.

Hetimet treguan se organizata, në të cilën i arrestuari kishte rol drejtues, funksiononte si një rrjet i strukturuar ndërkombëtar me veprimtari të dyfishtë, trafik të lëndëve narkotike dhe mashtrime të sofistikuara në skemat e rimbursimit të TVSH-së brenda Bashkimit Evropian.

Dëmi i shkaktuar ndaj buxheteve shtetërore kap vlerën e rreth 600 milionë eurove.

Përveç akuzave për trafik droge, 45-vjeçari përballet edhe me akuza për mashtrim financiar dhe pastrim parash, të kryera në rrethana të rënduara, përfshirë përdorimin e metodave mafioze dhe lidhjet me strukturat e tipit kamorrë.

Arrestimi i tij u realizua falë një operacioni të përbashkët mes Shërbimit Qendror të Operacioneve të policisë italiane dhe Guardia di Finanza në Varese, duke shënuar një goditje të rëndësishme ndaj krimit të organizuar ndërkombëtar.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Bosi i drogesItali

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para
Horoskopi sot: 1 Qershor 2025

Horoskopi sot: 28 Maj 2025

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip