Skip to content
Të Gjitha

Po qëndronte në lokal, 35-vjeçari në Lushnje ekzekutohet me breshëri kallashnikovi

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnje.

Një 35-vjeçar është qëlluar me breshëri kallashnikovi në një lokal në lagjen “Skendër Libohova”.

Sipas “Balkanweb”, viktima është Besnik Hida, pronar i një pike grumbullimi makinash.

Mësohet se autorët pasi kryen ekzekutimin, u larguan me shpejtësi me makinë.

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë qytetin dhe rrugët hyrëse e dalëse.

Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën, për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, dy persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit B.H, 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Lushnjë. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit , në aksin rrugor Lushnjë Tiranë, Lushnjë Fier dhe Lushnjë Berat.
Për zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë. Një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur për t’i ardhur në ndihmë grupit hetimor me qëllim zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes.