Skip to content
Aktualitet

Po kalonte vijat e bardha, makina përplas 87-vjeçarin me biçikletë

· 1 min lexim

Një 87-vjeçar është plagosur rëndë mëngjesin e sotëm në Tiranë.

I moshuari ka qenë duke kaluar në vijat e bardha, teksa është përplasur nga një makinë në rrugën “Bardhyrl” në kryqëzim të rrugës “Hoxha Tasim”.

87-vjeçari është dërguar në spital, ku ndohet në kujdesin e mjekëve.

Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.05.2020, rreth orës 07:27, në rrugën “Bardhyl” në kryqëzim me rrugën ‘Hoxha Tasim”, mjeti me drejtues shtetasin B.Ll., ka aksidentuar tek vijat e bardha biçiklistin F.Rr., 87 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.