Skip to content
Të Gjitha

Plas sërish në Fushë-Krujë! Tritol pranë banesës së 22-vjeçarit: “Nuk kam konflikte”

· 1 min lexim

Një sasi tritoli ka shpërthyer jashtë banesës se Agron Koçit në Fushë-Krujë mëngjesin e sotëm rreth orës 02: 15.

Nga burime bëhet me dije Agron Koçi punon në një servis në Fushë- Krujë dhe është shprehur se nuk ka konflikte.

Sipas Policisë nga shpërthimi i lëndës plasëse nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme të vogla materiale. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Kujtojmë që disa ditë më parë në banesën e një 17-vjeçareje u vendos tritol pasi vajza e cila ishte abuzuar nga disa persona vendosi te rrëfejë ngjarjen.

Njoftimi i plotë i Policisë

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 15.07.2020, rreth orës 02:15, jashtë rrethimit të banesës së shtetasit E.K., 22 vjeç, në Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.