Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Plani ‘rrufe’ për rindërtimin në Krujë, banorët ngrenë alarmin: Jemi këtu prej 500 vitesh, janë banesa-monument

12:54 10/05/2020
Reading Time: 3 min lexim

Tërmeti i 26 nëntorit do trondiste vendin tonë, duke shkaktuar 51 viktima dhe duke lënë mijëra të pastrehë në Durrës, Kavajë, Krujë, Lezhë dhe Vorë.

Sot, pas afro 6 muajsh nga tërmeti fatal mijëra familje jetojnë ende në çadra, në pritje të ndërtimit të strehës së tyre.

Mirëpo, me vendimin e fundit që qeveria ka marrë, duke se do të bëjë ‘kokë turku’ disa banorë dhe tu sigurojë banesa qytetarëve të mbetur të pastrehë në fund të nëntorit.

Disa ditë më parë prezantoi programin e Rindërtimit për Krujën, të ashtuquajtur ‘masterplan, që konsiston në prishjen e shtëpive në lagjen Subash, një nga më të vjetrat e qytetit, me pretendimin se ato banesa janë dëmtuar.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2570502359875321/

Kreu i qeverisë, ashtu si zakonisht, e dha lajmin në Facebook, ku u shpreh se qytetarëve do tu propozohet një marrëveshje, që konsiston në shpronësimin pronë për pronë, ose truall për truall në sipërfaqen e re që do ndërtohet për të prekurit nga tërmeti.

Mirëpo, përpara se të ndërmerrte vendimin për prishjen, siç duket pushteti qendror nuk e ka marrë parasysh faktin se aty bëhet fjalë për lagjen “Subashi”, me një histori qindravjeçare.

Banorët e kësaj lagjeje pasi mësuan vendimin e ri nga adresa e kreut të qeverisë në Facebook, janë ngritur në protestë, pasi nuk janë dakord që banesat e tyre të prishen.

Banorët kanë treguar për mediat se nga tërmeti shtëpitë e tyre nuk kanë pësuar dëme të mëdha që të justifikohet prishja e plotë e tyre.

“Gazetareforma.com” komunikoi me njërin prej banorëve të kësaj lagjeje, Fatjon Subashi, i cili u shpreh se deri tani nuk kanë marrë asnjë informacion zyrtar nga asnjë prej instancave shtetërore dhe lajmin e kanë mësuar rastësisht nga Facebook.

Ai u shpreh se ndonëse kanë kërkuar informacion nga Bashkia Krujë, kjo e fundit nuk ua ka hapur derën, teksa nëpërmjet burimeve jozyrtare kanë mësuar se masterplani përfshin rreth 20 banesa, 2 prej të cilave shtëpi muze.

“Ky projekt nuk përfshin vetëm banesat e familjes sonë, por edhe banesat që ndodhen poshtë lagjes sonë. Masterplani është shumë herë më i gjerë . Numri i banesave në total është diku tek 20, teksa 17 janë vetëm në truallin e familjes Subashi. Dy prej këtyre shtëpivë, përkatësisht shtëpia e gjyshes dhe xhaxhait tim janë të shpallura monument kulture. U bënë shumë ditë që duam të marrim nga bashkia një dokument zyrtar se si qëndron problemi , sepse jemi informuar vetëm nga interneti. Pasi kontrolluam VKM –në , pamë se ky vendim ishte miratuar me miratim të Këshillit të Ministrave, me firmë të kryeministrit. Por, ne e kapëm rastësisht në kohë problemin dhe po interesohemi por askush s’na jep informacione rreth saj.”

Subashi u shpreh se nesër në orën 10:00 të gjithë banorët e prekur nga ky projekt do mblidhen para Bashkisë së Krujës për të kërkuar takim me përfaqësues të qeverisë, qoftë ky edhe vetë kryeministri, për të marrë informacione zyrtare rreth projektit.

Banorët shprehen të indinjuar për këtë vendim të pushtetit lokal dhe atij qendror, duke paralajmëruar ta mbrojnë dhe me jetë, të drejtën që ua ka garantuar Kushtetuta, atë të pronës.

“Nesër në orën 10:00 para bashkisë do kërkojmë takim me kryebashkiakun, prefektin e zonës, deputeten, kryeministrin. Nuk e dimë se çfarë bëhët me këtë çështje, duam dokumenation, jo fjalë. Nëse nuk do marrim asnjë përgjigje do vijojmë me protesta dhe kauza qytetare të mirëndërtuara.”

Qeveria duket se i ka shumë qejf vendimet ‘rrufe’ dhe sekrete, pasi shpesh herë ka marrë vendime të tilla, duke dhënë vetëm përfundimin në Facebook, në rastin më të mirë.

Një vendim i tillë cënon pronat e këtyre banorëve, që sikurse shprehen banojnë në këtë zonë prej 500 vitesh, dhe për më tepër janë edhe shtëpi muze.

Ndonëse bota përpiqet të ruajë vlerat historike dhe trashëgiminë kulturore, e kundërta ndodh në vendin tonë.

Të lidhura

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma”, i cili ka si qëllim goditjen...

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake
Kryesore

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Gazeta prestigjioze austriake Der Standard ka raportuar mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, duke vendosur theks të veçantë mbi legjitimitetin e...

11:26 14/05/2025
Para

Drejtoria e Tatimeve thirrje biznesve: Aplikoni për pagën e luftës, 4 kategoritë që përfitojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

11:26 14/05/2025
GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

11:11 14/05/2025
Lajm i fundit\ Dy të vrarë në Roskovec

Aksident tragjik te “Shkalla e Tujanit”, trupat e dy të rinjve përfundojnë në lumë

10:54 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.