Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Plani për eliminimin e Gjokës dhe 2 policëve në Aramenas, 118 vite burg për vrasësit

22:59 28/05/2024
Reading Time: 3 min lexim

Një grup qitësish me pagesë që vepronin në zonën e Laçit dhe jo vetëm për të kryer vrasje kundrejt shumave financiare, është dënuar sot me 118 vite burgim për akuza të rënda si “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim për interes por e mbetur në tentativë, “Vjedhje në bashkëpunim” dhe “Vrasjes e mbetur në tentativë” ndaj dy punonjësve të policisë, ngjarje kjo e nodhur në 14 Janar 2022 në fshatin Aramenas.

Hetimi i nisur dy vite më parë nga prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj dhe prokurori i Laçit, Bardhi Shehu, është konkretizuar sot nga prokurori i Lezhës, Erjon Shehaj, i cili i kërkoi gjykatës deklarimin fajtor të Ilir Feçit, Robert Laçit, Ibrahim Difaj dhe Shpëtim Kraja për 8 akuza.

Sipas dosjes hetimore Ilir Feçi, Robert Laçi dhe Ibrahim Difaj, janë implikuar në ngjarjen e rëndë të ndodhur në 17 Gusht 2021 në Fushë-Kuqe, ku i plagosur mbeti shoferi i kamionit, Alfred Gjoka. Të tre personat janë paguar me 20 mijë euro për të vrarë Gjokën, por nuk mundën megjithëse lëshuan mbi 3 plumba drejt tij. Ndërsa në pretencën e prokurorisë ishin renditur dhe disa raste vjedhjesh të kryera në Laç nga këta të pandehur.

Ndërsa i pandehuri tjetër Shpëtim Kraja akuzohet për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj dy punonjësve të policisë, Lili Keri dhe Prel Rrushaj. Në pretencën e tij prokurori Shehaj, kërkoi dënimin me 25 vite burgim të Ilirjan Feçit,ndërsa tre gjyqtarët e Lezhës Renis Sheshi, Eglantina Biba dhe Ilir Përdeda, kanë vendosur sot të dënojnë me 30 vite burgim Ilirjan Feçin.

Më tej në pretencë prokurori kërkoi dënimin me 25 vite burgim për Ibrahim Difaj i cili akuzohej për dy akuza, por gjykata e Lezhës vendosi ta dënojë atë me 25 vjet heqje lirie. Për Robert Laçin, prokuroria kërkoi dënimin e tij me 3 vjet heqje lirie për akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” e Alfred Gjokës, por gjykata vendosi ta dënojë atë me 28 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer për interes mbetur në tentativë në dëm të Alfred Gjinit.

Ndërsa 25 vite burgim prokurori Shehaj kërkoi për Shpëtim Krajën të akuzuar për “Vrasjen e punonjësve të policisë së shtetit” mbetur në tentativë, kurse gjykata ka ritur dënimin e tij me 35 vite burgim. Dy anëtarët e këtij grupi Ilirjan Feçi dhe Robert Laçi kanë bashkëpunuar dhe me Nuredin Dumanin, dhe për këtë rast SPAK ka lëshuar masa sigurimi “arrest në burg” ndaj tyre tek dosja “Plumbi i artë”. Kurse “arrest në burg”, Laçi dhe Feçi kanë marë edhe nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e vrasjes së Erion Çela dhe plagosjen e Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj.

Në këtë ngjarje ata së bashku dhe me vëllezërit Beqiri tashmë të penduar janë nisur të vrasin Geron Musabelliun, por gabuan në shënjestër, duke ekzekutuar një person të pafajshëm. Nga hetimet e bëra, ka rezuluar se Difaj dhe Kraja janë autorë edhe të 2 vjedhjeve të 2 makinave, një Mercedes-Benz në Vorë dhe një Volksëagen Touran në Kurbin.

Në po të njëjtën ditë që kishin vjedhur Volksëagen Touran, ato kanë grabitur edhe një shtetas gjerman. Sapo ky i fundit ka zbritur nga autobusi në autostradë, tek nënkalimi i Patokut i kanë vjedhur portofolin dhe një telefon celular.

Tabela e Dënimeve:

Ilirjan Feçi 30 vite burgim
Ibrahim Difaj 25 vite burgim
Robert Laçi 28 vite burgim
Shpëtim Kraja 35 vite burgim

/Oranews

Etiketa: Erjon Shehaj

Të lidhura

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste
Bota

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

Në javën e dytë të majit, në Kosovë janë regjistruar nëntë raste të fruthit te fëmijët e moshës 1 deri...

18:32 14/05/2025
Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike
Aktualitet

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

Edhe pse kishin bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që të respektojnë parimet themelore të lirisë së medias, transparencës dhe...

18:06 14/05/2025
Para
“Shtëpi bari” në Belgjikë, grupi i 8 shqiptarëve del para drejtësisë

“Shtëpi bari” në Belgjikë, grupi i 8 shqiptarëve del para drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

18:32 14/05/2025
Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

18:06 14/05/2025
Berisha mbetet në ‘arrest shtëpie’, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha mbledhje në selinë blu

18:02 14/05/2025
Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

17:35 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.