Skip to content
Të Gjitha

Plagosja në Laç: Policia zbardh detajet, ja shkaku i ngjarjes

· 2 min lexim

Një plagosje me armë zjarri ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Laçit, ku ka mbetur i plagosur një i ri nga Lezha.

I plagosur ka mbetur shtetasi Zef Marku banues në Markatomaj të Lezhës, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore, teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arritur të identifikojë autorin, shtetasin me iniciale I.XH., nga qyteti i Laçit, i cili ka braktisur makinën në një kanal dhe është larguar me armën e krimit me vete.

Forca të shumta policore po krehin zonën dhe po ushtrojnë kontroll në banesën e autorit.

Së fundmi, Policia e Kurbinit ka reaguar rreth ngjarjes, duke informuar se 27-vjeçari Zef Marku ka marrë plagë në këmbë dhe është dërguar në Spitalin e Traumës për mjekim të specializuar.

Sipas bluve, shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një konflikt i çastit, teksa ende mbetemi në zbardhjen e plot të detajeve.

Njoftimi i policisë:
Kurbin

Plagosi me armë zjarri një 27 vjeçar në Laç, Policia në kohë reale identifikoi autorin

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po vijonë kontrollet për kapjen e autorit të ngjarjes.

Rreth orës 17:45, në qytetin e Laçit, si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Z.M., banues në Lezhë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasin I.Xh, ku vijon puna intensive për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .