Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një person ka ndërruar jetë pas një konflikti mes dy individëve, ku njëri prej tyre është plagosur me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Guci e Re të Njësisë Administrative Rrethina.
Pas incidentit, i plagosuri është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë nga lëndimet e marra.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e konfliktit dhe identifikuar autorin e plagosjes.