Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pjesë e grupit të Gjergj Cukalit, Prokuroria re Tiranës sekuestron pasuritë e Paris Prengës

13:33 11/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar disa pasuri të Paris Prengës dhe të familjarëve të tij, në kuadër të hetimeve pasurore për personat e dënuar për krime të rënda.

Prenga, i njohur si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Gjergj Cukali, është dënuar për disa vepra penale të rënda, përfshirë tentativën për vrasje dhe përfshirjen në organizata kriminale.

Nga verifikimet rezulton se ai nuk ka burime të ligjshme të të ardhurave për të justifikuar pasuritë e përfituara. Dyshohet se këto janë përftuar përmes aktivitetit kriminal.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë një apartament banimi, një garazh, një njësi tregtare dhe një servis automjetesh.

Paris Prenga është dënuar me 18 vite burg për atentatin e mbetur në tentativë ndaj Artion Bylykut, kunat i Domart Konjarit.

Ai është shpallur fajtor për një sërë veprash penale, si:

– “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim;
– “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”;
– “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”;
– dhe “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”.

Njoftimi Prokurorisë:

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u sekuestruan pasuritë e shtetasit P.P., i dënuar për veprën penale ‘Vrasja me paramendim’ e mbetur në tentativë, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Grup i strukturuar kriminal’, parashikuar nga nenet 78/2-22, 152, 278, 28/4 dhe 333/a të Kodit Penal.
Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, të zhvilluara mbi bazën materialit të referuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezultoi se shtetasi P.P., ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se pasuritë e tij të paluajtshme i ka fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale ku ka marrë edhe dënimin përkatës.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në kuadër të hetimit pasuror nr.05/P, dt 02.07.2025 kërkoi sekuestrimin e pasurive të tij dhe familjarëve, për shkak se ato nuk justifikohen me burimet ligjore, si më poshtë:
Pasuria me nr.3/708+4-8, vol.23, fq/120, Z.K 8130, e llojit “Apartament” me sip.97.7 m2;
Pasuria me nr.3/708-G2, vol.23, fq/3, Z.K 8130, e llojit “Garazh” me sip.18.95 m2;
Pasuria me nr.1/312-N20, vol.24, fq/232, Z.K 8370, e llojit “Njësi” me sip.256.1 m2; si dhe
Aktivitetin e subjektit “Auto Art Service”.

Etiketa: pasuriProkuroria e Tiranes

Të tjera

Fundosja e varkës në Indonezi, humbin jetën trajneri spanjoll dhe tre fëmijët
Bota

Fundosja e varkës në Indonezi, humbin jetën trajneri spanjoll dhe tre fëmijët

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, pas ndarjes nga jeta të trajnerit spanjoll Fernando Martín dhe tre fëmijëve të...

17:11 27/12/2025
SPAK përfundon kontrollet në banesa dhe zyra të 34 zyrtarëve dhe biznesmenëve në dosjen “Balluku”, mes tyre shefja e kabinetit Sindi Dushku
Aktualitet

SPAK përfundon kontrollet në banesa dhe zyra të 34 zyrtarëve dhe biznesmenëve në dosjen “Balluku”, mes tyre shefja e kabinetit Sindi Dushku

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar një valë të gjerë kontrollesh në banesa, zyra dhe...

16:47 27/12/2025
Para
Trafik kokaine nga Amerika, SPAK aksion në Shkodër

Trafik kokaine nga Amerika, SPAK aksion në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Fundosja e varkës në Indonezi, humbin jetën trajneri spanjoll dhe tre fëmijët

Fundosja e varkës në Indonezi, humbin jetën trajneri spanjoll dhe tre fëmijët

17:11 27/12/2025
SPAK përfundon kontrollet në banesa dhe zyra të 34 zyrtarëve dhe biznesmenëve në dosjen “Balluku”, mes tyre shefja e kabinetit Sindi Dushku

SPAK përfundon kontrollet në banesa dhe zyra të 34 zyrtarëve dhe biznesmenëve në dosjen “Balluku”, mes tyre shefja e kabinetit Sindi Dushku

16:47 27/12/2025
Ndërtimet pa leje në Butrint, në gjyq drejtuesit dhe inspektorët e IVMT Sarandë

Ndërtimet pa leje në Butrint, në gjyq drejtuesit dhe inspektorët e IVMT Sarandë

14:28 27/12/2025
S’mund t’i bënte të gjithë deputetë/ Shpëtoi përkohësisht Ceno Klosin, SPAK zbarkon tek krahu i djathtë i Ballukut, Viola Haxhiademi

S’mund t’i bënte të gjithë deputetë/ Shpëtoi përkohësisht Ceno Klosin, SPAK zbarkon tek krahu i djathtë i Ballukut, Viola Haxhiademi

00:17 27/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.