Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pesë emigrantë kthehen në Itali për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore

08:56 29/01/2025
Reading Time: 2 min lexim
Pesë emigrantë kthehen në Itali për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore

Nga 49 emigrantët që mbërritën paraditen e djeshme në Shëngjin me anijen “Casiopea”, pesë prej tyre do të kthehen në Itali.

Pas verifikimeve, u konstatua se ata janë minorenë ose kanë probleme shëndetësore. Ndërkohë, 44 emigrantët e tjerë janë ndarë në tre grupe dhe janë dërguar në kampin e Gjadrit.

Ata do të presin vendimin e Gjykatës së Romës, e cila brenda 48 orëve pritet të shqyrtojë vlefshmërinë e mbajtjes së tyre në Shqipëri dhe më pas të japë një përgjigje për kërkesat e tyre për azil.

Shumica e emigrantëve janë nga Bangladeshi, ndërsa pjesa tjetër vjen nga Egjipti, Bregu i Fildishtë dhe Gambia.

Ky është grupi i tretë dhe më i madh i azilkërkuesve që mbërrijnë në qendrën e pritjes në Shëngjin.

Në dy rastet e mëparshme, tetorin dhe nëntorin e 2024, gjykatat kishin rrëzuar ndalimin e tyre në qendrat shqiptare.

Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për transferimin e emigrantëve ka hasur pengesa ligjore, pasi disa gjykata italiane kanë ndaluar sjelljen e tyre në Shëngjin dhe Gjadër, duke argumentuar se nuk ka një listë të unifikuar të vendeve të sigurta për të gjithë BE-në.

Marrëveshja për ndërtimin e qendrave të pritjes në Shqipëri u arrit në vitin 2023 mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, me qëllim menaxhimin e fluksit të emigrantëve jashtë territorit italian.

Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali mbështeti qeverinë italiane, duke vendosur që secili shtet ka të drejtë të përcaktojë listën e tij të vendeve të sigurta dhe të pasigurta.

Marrëveshja ka qenë objekt debatesh të forta në politikën italiane. Opozita e ka kritikuar atë si një projekt tepër të kushtueshëm, me një kosto prej rreth 800 milionë euro për pesë vjet, duke argumentuar se ndikon vetëm në një përqindje të vogël të emigrantëve që mbërrijnë çdo vit në Itali.

Nga ana tjetër, Komisioni Evropian dhe disa liderë evropianë kanë shprehur interes për këtë model, duke e konsideruar si një mundësi për menaxhimin e emigrantëve jashtë kufijve të BE-së.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: emigranteItali

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Shqipëria e ‘goditur’ nga gripi, piku ende nuk ka ardhur

Shqipëria e ‘goditur’ nga gripi, piku ende nuk ka ardhur

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip