Skip to content
Të Gjitha

Përsëri vetëm një humbje jete nga COVID-19! Përgjysmohen testimet, por sërish shifra të larta!

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë bën përditësimin e të dhënave të fundit dhe gjatë 24 orëve të fundit ka humbur betejën me koronavirusin një tjetër pacient nga Tirana në  spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 80 vjeçar nga Tirana, i cili sipas MSH vuante nga shumë sëmundje, ndërsa janë shënuar 81 raste pozitive.

Ditën e sotme janë testuar 256 persona të dyshuar, ndërkohë që raporti i të infektuarve është ngushtuar duke shkuar 1 me 3(1 person pozitiv në cdo 3 tamponë).

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 50 raste në Tiranë, nga 4 raste në Shkodër, Korçë, Kavajë, nga 3 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kamëz, 1 rast në Kurbin.

Ministria e Shëndetësisë thekson se situata epidemiologjike vijon të paraqitet serioze. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar vetëm 41 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2352 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (20 Korrik 2020)

Testime totale                   35705

Raste pozitive                     4171

Raste të shëruara             2352

Raste Aktive                        1706

Humbje jete                       113 (Qarku Tiranë 58, Shkodër 19, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   824

Durrës                  210

Shkodër                               199

Vlorë                     101

Lezhë                    87

Korçë                    62

Kukës                    50

Elbasan                                 48

Fier                                        42

Berat                     38

Dibër                     26

Gjirokastër         19