Skip to content
Bota

Përplasja në OKB/ Çfarë ndodhi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit

· 1 min lexim

Një ditë më parë është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ne fokus ka qenë raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për misionin e OKB-së në Kosovë.

Në mbledhjen e KS-së pati një përplasje ndërmjet ministres së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla dhe ministrit të Serbisë, Marko Gjuriç.

Në ketë mbledhje u tha se SHBA të punojë me aleatët për uljen e tensioneve dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, përfshirë atë për Asociacionin.

Gjuriç, tha se serbët e Kosovës po diskriminohen dhe po shtypen nga autoritetet e Kosovës.

Por, këto akuza u hodhën poshtë nga Donika Gërvalla. Gërvalla mbrojti veprimet e Qeverisë së Kosovës në veriun e banuar me shumicë serbe, që komuniteti ndërkombëtar i ka cilësuar si veprime të njëanshme.