Skip to content
Sociale

Përplasja mes studentëve dhe policisë,  ja si u “thye” ligji i Arsmit të Lartë

· 2 min lexim

Ditën e djeshme ishte dita e parë e fillimit të universitetit, por aspak në kushte të zakonshme, ku studentët e pavaksinuar nuk lejoheshin të hynin në auditore,  përveçëse paraqitjes së testit të PCR.

Për t’u siguruar që urdhëri i dhënë nga Ministria e Arsimit do të zbatohej në hyrje të fakultetit gjendeshin forcat policore.

Në fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Fakultetin Filologjik studentët e pavaksinuar bënë rezistencë duke tentuar të hynin në fakultetet përkatëse, gjë e cila krijoi tensione midis tyre dhe forcave policore.

Por përtej situatës së krijuar, ajo që duhet evidentuar është prezenca e forcave policore në mjediset e fakulteteve, gje e cila bie ndesh me ligjin e Arsmit të Lartë të miratuar nga vetë qeveria Rama.

Sipas Ligjit të Arsmit të Lartë, neni 5 thuhet se ndërhyrja e forcave policore në mjediset e fakultetit mund të jetë vetëm në rastet e veprave penale,  fatkeqësive natyrore  si dhe gjendjes së jashtëzakonshme të vendit.

Më poshtë po ju paraqesim një nga pikat e nenit 5 të ligjit të Arsmit të Lartë:

Garanton paprekshmërinë e institucioneve të arsimit të lartë dhe të territorit të tyre. Ndërhyrja e organeve të rendit publik në mjediset akademike bëhet me kërkesën ose lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë. Vetëm në rastet e kryerjes së një vepre penale flagrante, në rastet e fatkeqësive natyrore dhe gjendjes së jashtëzakonshme, organet e rendit publik kanë të drejtë të ndërhyjnë edhe pa lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë. Cenimi i paprek-shmërisë së institucioneve të arsimit të lartë ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi”

Por duke mos u ndodhur në asnjë nga kushtet e siperpërmendura, arsyetmi na çon që Ligji i Arsmit të lartë nuk është respektuar.

Fushata e vaksinimit  të studentëve është e rëndësishme dhe shumë e dosmodoshme në luftën kundër  Covid-19,  kështu që mund të ishte gjetur një mënyrë më efikase  duke shmangur imponimin dhe forcën.

Ashtu sikurse janë shprehur edhe studentët, revolta e tyre qëndron tek  përdorimi i detyrimit si mekanizmëm që ata të vaksinohen.

“Më bind, mos më detyro’, kjo ka qenë një nga  argmumentet e shumicës së studentëve  për çështjen e vaksinimit të tyre.

Kujtojmë që nuk është hera e parë që ky aspekt i Ligjit të Arsmit të Lartë  është thyer nga vetë qeveria.