Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përplasja e Pjerin Ndreut me policët, Rama:Të gjithë mund të gabojnë, do shqetësohesha nëse…

14:09 29/06/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për shtyp lidhur me ngjarjet e fundit kriminale që kanë ndodhur në vend. Ndër të tjera Rama ka paralajmëruar nga kjo konferencë edhe kryebashkiakun  socialist Pjerin Ndreun. Ai tha se nuk do t’ia  hedhë lehtë, pas përplasjes që pati me efektivët e policisë në Shëngjin.

Kreu i qeverisë tha se të gjithë mund të gabojmë dhe se të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për gabimet e tyre, por nuk do të ketë tolerime ndaj zyrtarit të lartë.

“Kur vjen puna për ofendimin e policisë askush nuk ka të drejtë dhe nuk mund t’ia hedhë lehtë. Por policisë i bëhet edhe një ofendim tjetër i vazhdueshëm, i përditshëm, kur i hidhet faji për çdo gjë që ndodh. Kush është ofendim më i madh se ofendimi individual i një personi, sepse ai ofendim zgjidhet. Unë do shqetësohesha nëse policia nuk do kishin ndjekur rrugën ligjore. Të gjithë mund të gabojnë dhe të gjithë duhet të përgjigjen për gabimet e tyre. Në këtë rast nuk kemi një tolerim të faktit që një zyrtar i lartë ofendon një patrullë apo një grup punonjësish policie”, tha Rama.

Patrulla ka konstatuar një lokal që operonte pas orës 23 të mbrëmjes sipas aktit normativ, por ka hasur në kundërshtim të pronarit të objektit të cilin më pas kanë tentuar ta shoqërojnë, por që në mbrojtje të tij ka dalë kryebashkiaku Ndreu i cili ndodhej në ato ambiente dhe pretendonte se po zhvillonte një aktivitet bashkie.

KALLEZIMI

Aktualisht punoj si punonjës Policie pranë Drejtorisë Vendorë Lezhë, oficer i Patrullës së Përgjithshme, Stacioni i Policisë Shëngjin. Mbrëmë, më datë 24.06.2021, rreth orës 22:00, kam marrë shërbimin. Kam qenë duke patrulluar me kolegun tim. Kemi qenë në makinë, me mjetin e Policisë, në shëtitoren e re.

Te lokal “F…” kemi dëgjuar muzikë. Ora ka qenë 23:14 dhe muzika pas kësaj ore, në bazë të aktit normativ, nuk lejohet. Kemi hapur krahun, kemi ndaluar makinën, kemi zbritur dhe kemi shkuar tek lokal “F…”. Kemi kontaktuar me një nga kamerierët e lokalit dhe i kemi kërkuar që të na thërriste pronarin. Pas 5 minutash ka dalë pronari V. Gj. Në vend që ai të fliste me etikë ndaj nesh, ai na është drejtuar duke na thënë fjalë banale si: “Nuk e rruaj për ju, jeni legena, nuk ju pyes”.

Ne kemi komunikuar duke i thënë se arsyeja se pse kemi ardhur këtu është se ti ke shkelur aktin normativ të qeverisë për ndalimin e muzikës, e cila duhej të ishte fikur në orën 22:00 dhe se kishte një numër të lartë njerëzish brenda në lokal, në verandë. Ai na ka thënë se po e bezdisnim, se në lokal kishte ambasador, kryetarin e bashkisë, “kush jeni ju që më fikni muzikën?”

Pas këtij komunikimi është tërhequr dhe është futur në lokal dhe muzika ka vazhduar. Ne kemi njoftuar menjëherë në radio për problemin sallën operative Lezhë 50, sallën operative Shëngjin 70, shefin e Stacionit Shëngjin 396 dhe shefin e Komisariatit 395, duke iu thënë se shtetasi V.Gj. nuk e fik muzikën dhe kërkojmë ndihmë, forca të tjera. Pas pak ka ardhur një patrullë “Shqiponja”. Jemi afruar të dy patrullat te lokali, kemi marrë kontakt me pronarin V.Gj. dhe i kemi bërë të ditur se do ta shoqëronim në Komisariat.

Në këtë moment ka ndërhyrë duke na penguar në punën tonë kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, si dhe stafi i lokalit, kamerierët, të cilët na kanë kundërshtuar me forcë.

Kur ne po përpiqeshim për të shoqëruar në Komisariat V.Gj., ata na kanë mbajtur për krahu dhe na kanë shtyrë duke na penguar që ta shoqëronim. Meqenëse përballë nesh u fut kryetari i Bashkisë, i cili na tha se: “Ligjet i bëj unë dhe i vendos unë…”, për të mos krijuar një situatë më të rëndë, ne jemi tërhequr duke njoftuar me radio sallën operative dhe eprorët tanë. Ata nuk ndërmorën asnjë veprim dhe na thanë në telefon: “Lëreni mos u merrni më, largohuni prej aty”.

Jemi larguar dhe kemi shkuar menjëherë te Stacioni i Policisë, kemi përpiluar raportin e shërbimit për ngjarjen, si dhe procesverbalin mbi kundërvajtjen administrative, të ndotjes akustike ndaj V.Gj. Kërkoj që të gjithë personat që na kanë kundërshtuar dhe na kanë penguar në punën tonë, të mbajnë përgjegjësi ligjore për veprimet që kanë kryer ndaj meje dhe kolegëve të mi.

 

Etiketa: edi ramaperplasjaPjerin Ndreu

Të lidhura

SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës
Aktualitet

SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës

SPAK ka sekuestruar telefonin celular të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, përfaqësues i Partisë Socialiste. Kryebashkiaku...

11:09 15/05/2025
Berisha paralajmëroi protestë, policia nuk jep leje, arsyeja
Kryesore

Berisha paralajmëroi protestë, policia nuk jep leje, arsyeja

Partia Demokratike ka njoftuar se më 16 maj, në orën 17:00, do të organizojë një protestë në Bulevardin e Ri....

10:54 15/05/2025
Para
Deklarata e Çuçit, Rama: Janë keqinterpretuar fjalët, Policia ka nevojë për mbështetje

Deklarata e Çuçit, Rama: Janë keqinterpretuar fjalët, Policia ka nevojë për mbështetje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:51 15/05/2025
Arrestohet në Belgjikë Mario Çela, vëllai i Suel Çelës

Të akuzuar për vrasje e vjedhje me dhunë/ SPAK mbyll hetimet për bandën e Suel Çelës

11:27 15/05/2025
SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës

SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës

11:09 15/05/2025
Berisha paralajmëroi protestë, policia nuk jep leje, arsyeja

Berisha paralajmëroi protestë, policia nuk jep leje, arsyeja

10:54 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.