Skip to content
Të Gjitha

Përndjek dhe dhunon të dashurën, arrestohet 23-vjeçari nga Vlora

· 1 min lexim

Një 23-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga polica e Vlorës.

I riu akuzohet se ka përndjekur dhe ka dhunuar të dashurën e tij 19-vjeçare.

Policia njofton se është arrestuar shtetasi me inicialet S. K., banues në Vlorë.

Ky i fundit është arrestuar në lagjen “Osmën Haxhiu”.

Mësohet se 23-vjeçari prej kohësh ka përndjekur dhe ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të dashurës së tij 19-vjeçare.

Policia bën të ditur se gjithçka ka ndodhur për motive të dobëta.