Skip to content
Të Gjitha

Përgjegjës për pasojat e tërmetit në Durrës, gjykata lë në burg 9 të arrestuarit

· 2 min lexim

Gjykata e Durrësit ka caktuar sot masën e sigurisë “Arrest me burg”, për 9 të arrestuarit, të dyshuar si përgjegjës për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Ata janë:

Arben Isaku, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës,

Klajdi Lame, në cilësinë e inspektorit të INUK Durrës, në objektin pallat 6- katësh,

Albrend Qetka, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh,

Kujtim Hasa, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme,

Ahmet Doda, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme,

Rruzhdi Xheka, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”,

Avdulla Osmani, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në mënyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”,

Defrim Celami, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh,

Nevjana Isufi, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive.

Sipas “Balkanweb”, seanca u shoqërua me tensione të forta, ku të afërmit të njërit prej të arrestuarve i ranë të fikët.

Gjithashtu avokatët mbrojtës kërkuan lirimin e klientëve të tyre.

Seanca ka zgjatur për 5 orë dhe trupa gjykuese drejtohej nga gjyqtari Paulin Çera.

Kujtojmë këtu se Prokuroria lëshoi 17 urdhër-arreste, 9 prej të cilave u ekzekutuan, ndërsa 8 persona janë shpallur në kërkim.