Skip to content
Të Gjitha

Përfundon votimi, ja kush do ta zëvendësojë Gentian Osmanin në KLP

· 1 min lexim

Esmeralda Cami Keshi do të jetë zëvendësuesja e Gentian Osmanit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Osmani u shkarkua në shkallën e dytë të vettingut, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Cami mori 133 vota, në krahasim me rivalin e saj, Vladimir Mara, i cili mori 109.

Ndërkohë 11 vota u shpallën të pavlefshme, shkruan “Faxnews”.

Nga votimi u përjashtua drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, pasi erdhi me vonesë.

Esmeralda Keshi dha dorëheqjen nga drejtimi i Prokurorisë së Dibrës dhe ishte në qendër të vëmendjes pas transferimit të dosjes ‘184’ në Dibër, për konflikt interesi.

Nga ana tjetër Vladimir Mara garoi për KLP-në, pas dështimit për t’u bërë pjesë e SPAK.