Skip to content
Të Gjitha

Përdhunoi 48 orë shqiptaren, flet 32-vjeçarja: Abuzoi dhe me shoqen time pak ditë më parë

· 2 min lexim

Deklarata e një 34-vjeçareje shqiptare që jeton në Greqi ka bërë bujë më 11 maj, pasi ka akuzuar grekun Dimitris Aspiotis se e ka mbajtur të mbyllur për dy ditë në një kasolle dhe ka abuzuar seksualisht.

Ajo nuk ishte kthyer në shtëpi prej orësh dhe bashkëshorti i saj u drejtua në Polici, ku tregoi se një ditë më parë, të dy kishin takuar rastësisht në rrugë Dimitris Aspiotis.

Dimitri Aspioti është 47-vjeçari grek i njohur ndryshe si “Dragoi i Kavos”.

Ai u arrestua nga policia pasi u rrëzua në një greminë prej 200 metrash lartësi.

Dimitri Aspioti ndiqej nga polica, pasi akuzohet si një përdhunues serial që ka abuzuar me shumë femra të huaja.

Një nga viktimat e tij seksuale ishte edhe një 32-vjeçare shqiptare.

Gruaja shqiptare deklaroi se ai e kishte marrë zvarrë në një pyll dhe më pas e kishte përdhunuar.

47-vjeçari u dënua në vitin 2012 me 52 vjet heqje lirie për përdhunimin e gjashtë të rejave britanike në vitin 2010, por më pas u lirua në 2019.

Pas lirimit të tij, një nga viktimat që kishtë rënë pre e përdhunimit foli për mediat britanike.

Kayleigh Morgan, u përdhunua 5 herë nga “Dragoi i Kavos”. Ajo u shpreh vitin e shkuar se ndihej e shokuar nga ky lirim dhe se nuk mund të harronte tmerrin që kishte kaluar.

Madje sipas saj, disa ditë më parë ky person kishte përdhunuar edhe një mikeshën e saj. Kjo e fundit i kishte përshkuar edhe tatuazhet në trupin e abuzuesit.

Ajo tha:

Një person si ai nuk mund të ndryshojë kurrë, jam e tmerruar kur mora vesh që doli.

Ai do të bëjë të njëjtën gjë që bëri me mua edhe me shumë gra të tjera.

U shokova, më vjen neveri, si mund të lirohet një njeri i tillë?

Ai kishte përdhunuar një mikeshën time disa ditë më parë dhe ajo ma përshkroi, më tregoi për tatuazhet e tij.

Sapo pashë ato tatuazhe unë e dija se çfarë do të ndodhte me mua. Ishte një psikopat i plotë.