Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Për të ardhmen”/ Maturantët nuk ndalen, protestojnë sërish sot në disa qytete

09:31 14/06/2020
Reading Time: 2 min lexim

Provimi i “Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe” të Maturës Shtetërore ka ngjallur reagime të shumta në vendin tonë.

Meme pafund “pushtuan” rrjetin me pyetje se “çfarë bënte Turi se u hoqi trurin”.

Sipas nxënësve, pyetje që nuk kishin lidhje me kurrikulat e tyre janë bërë në testim dhe kjo ka sjellë revoltimin e maturantëve, por jo vetëm.

Maturantët janë më të vendosur se kurrë se nuk do të ndalen së protestuari deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ditën e sotme ata kanë paralajmëruar sërish protestë në orën 11:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

Gjithashtu mësohet se protestë do të ketë edhe në qytete të tjera, ku maturantët janë organizuar përmes rrjeteve sociale.

Protesta ka nisur pas testimit të Gjuhë-Letërsisë, të cilin maturantët e quajnë një provim absurd, jashtë progaramit dhe me pyetje të pakuptimta.

Edhe akademiku Artan Fuga u dha të drejtë maturantëve të protestojnë e të revoltohen, pasi në vendin e tyre maturantët e studentët trajtohen si kavie eksperimenti dhe ku diplomat e tyre nuk kanë kurrfarë vlere.

Edhe Aleksia Peleshi, vajza e deputetit të PS dhe ish-zv.kryeministrit Niko Peleshi i doli kundër ministres së Arsimit Besa Shahini.

Me anë të disa statuseve në Insta Story, Peleshi i bën thirrje ministres që të mos i trajtojë maturantët si qenie eksperimentale por t’u japë vërtet atë që meritojnë dhe siç u takon në bazë të situatave të vështira që kanë kaluar.

Aleksia shkruan se duke qenë se përballuan tërmetin dhe pandeminë e koronavirusit, priste që të anuloheshin provimet e maturës, njësoj siç u bënë në shtetet europiane, por edhe pse nuk u bë kjo, priste që të paktën, të kishin pyetje më të thjeshta.

Kujtojmë se ditën e djeshme, pas më shumë se 2 orë proteste, disa nxënës u futën në ambjentet e Ministrisë së Arsimit për të dorëzuar një draft prej 10 pikash të hartuar prej tyre dhe ekspertë të fushës.

Në draft tregohen gabimet në hartimin e tezës së Gjuhë – Letërsisë.

Maturantët kërkojnë gjithashtu që të mos shkruajnë emrat e tyre në tezat e provimit.

Nëse nuk ka një përgjigje konkrete, ata u shprehën të gatshëm të bojkotojnë provimin e radhës të maturës.

Etiketa: disa qytetematurantetnuk ndalenprotestojnë sërish

Të lidhura

Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen
Aktualitet

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

Agjencia amerikane Bloomberg i ka kushtuar vëmendje të veçantë zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke u fokusuar në aksionin për...

14:01 18/07/2025
Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik
Aktualitet

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

Kur Barry Lewis erdhi për herë të parë në Shqipëri, në vitin 1990, regjimi komunist ishte ende në fuqi dhe...

13:39 18/07/2025
Para

Video/ Policia u heq 9 shoferëve patentat, ecnin me 166 km/h

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Thethi nuk gjen qetësi as ditën e diel, fadromat e IKMT vazhdojnë shembjen

Prishja e ndërtimeve në Theth, “Bloomberg”: Zemërimi i Kryeministrit i fortë në veri

14:01 18/07/2025
Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

Përjetësoi vitet ’90-91 si ‘arkeolog’ e fotograf! Dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

13:39 18/07/2025
Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

Vrasja e Renis Dobrës / Katër persona të dyshuar si pjesëmarrës në rrëmbim, dy vëllezër rezultojnë jashtë vendit

13:18 18/07/2025
Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Tiranë-Fushë Krujë, tre persona në gjendje të rendë

Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Tiranë-Fushë Krujë, tre persona në gjendje të rendë

12:56 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.