Skip to content
Të Gjitha

Për pak desh u mbyt në Palasë, italiani: Ishte pagëzim shqiptar!

· 1 min lexim

Kritiku i njohur italian, Vittorio Sgarbi ka folur për incidentin që i ndodhi në Palasë të Vlorës, ku rrezikoi të mbytej, pasi ishte futur të provonte ujin.

Ajo që e ka shpëtuar ka qenë vajza e tij dhe një nga rojet e plazhit.

Momentin e shpëtimit Sgarbi e ka shpërndarë në rrjetet sociale.

Ai u shpreh se tani është mirë dhe incidentin e quajti një pagëzim shqiptar.

Lajmi u bë i ditur nga vetë kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, i cili ndau një video teksa udhëtonte me makinë bashkë me Sgarbin.

Ai tha:

“Jam me Vittorio Sgarbi dhe sapo kemi vizituar Butrintin, Sarandën, Gjirokastrën.

Tani mbaruam vizitën tonë në Tepelenë dhe po shkojmë drejt Beratit”.

Ndërsa vetë kritiku u shpreh:

“Jam mirë dhe çdo gjë është në rregull. Ato dallgë për pak desh më morën me vete, por tani jam më i fortë se më parë.

Asgjë e rëndë nuk ndodhi. Vajza ime më erdhi në ndihmë.Ishte një pagëzim shqiptar”.