Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Reading Time: 4 min lexim

Nga Irena Beqiraj

Rama thotë: “Një grumbullim i hatashëm gjërash që as janë njësoj, as janë bashkë, por u mblodhën së bashku në një prurje që nxori në bregun e gjithë atij oqeani virtual deri te dhëmbët e atyre që e kalëruan këtë parti sa mundën dhe, kur ranë nga kali, filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera mbi kalë.”

Në 21 vite, Partinë Socialiste, të cilën pa asnjë dert e ka quajtur edhe “Bordello”, e kalëroi i vetëm, duke i dhënë jo vetëm PS-së, por edhe historisë një mësim që nuk duhet harruar: “Parti të tilla si Partia Socialiste janë kuaj pushteti, ndaj rreziku është që mund t’i kalërojë për 21 vite edhe miza.”

Edi Rama nuk bisedon me anëtarët e partisë që drejton. Dyshoj se nuk ka qenë ndonjëherë në gjendje ta bëjë, sepse ai thjesht aktron. Ai mund të jetë edhe predator, edhe performues në të njëjtën kohë. Partia, deputetët, ministrat, kryetarët e bashkive, drejtorët, patronazhistët janë spektatorët edhe armiqtë e tij të betuar.

Ai e përçmon atë parti. Rrallëherë individi do ta pranonte përçmimin, por në parti përçmimi mund të bëhet rregull, pasi, i gjendur në grup, individi ngushëllon veten duke normalizuar dhimbjen.

Kërcënimet më të mëdha për lirinë dhe dinjitetin njerëzor nuk vijnë nga dhuna e hapur, por shpesh vijnë nga agresioni pasiv, pothuajse i padukshëm, i cili kufizon vullnetin individual dhe guximin moral.

Anëtarët e PARTISË kanë dëgjuar të çmeritur edhe fraza si: “Ju jeni askushi dhe këtu ku jeni, jeni prej meje…, unë ju mbaj në pushtet prej katër mandatesh. Po të iki unë, PS shkon për lesh!”

Teksa shikon portretet e dëgjuesve të heshtur, nën agresionin pasiv të kryetarit të tyre, është e dukshme sesa të gërryer e kanë ndjenjën e vetëndjerjes para tij.

Në 21 vite që kalërohet nga Edi Rama, Partia Socialiste po përjeton një vazhdimësi të gjendjes së shpërbërjes, ku çdo ego e vogël e veçantë është një principatë e vogël, e pavarur, më vete. Të gjithë duan të mbajnë egon e tyre të kënaqur, veten e tyre të kufizuar dhe të paprekur. Ky pasivitet edhe kufizim vetëm tek interesat personale fuqizon shkatërrimin. Rezultati? I qartë! Ai që lëpin më fort, kafshon më egër!

Qysh se ka ardhur në pushtet, Edi Rama ka asfiksuar garën dhe zgjedhjet brenda partisë.

Sot asnjë zyrtar shtetëror, përfaqësues i partisë, nuk votohet paraprakisht nga strukturat e saj; asnjë përfaqësues politik, duke nisur nga kryetari i organizatës socialiste e deri te kryetari i partisë së rrethit, nuk votohet, por emërohet, katapultohet. Po të njëjtën qasje pa garë, sipas preferencave të tij, Edi Rama aplikoi në ekonomi edhe me meritokracinë në shoqëri. Sepse kjo është qasja e tij; nuk mund të bënte ndryshe.

Idiokracia që Edi Rama instaloi në Partinë Socialiste është barra më e rëndë që kjo parti do të mbajë në kurriz në gjithë historinë e saj. “Zeqinizmi” është jo vetëm shprehje e trishtueshme e dështimit të moralit të partisë, e cila dikur mund të krenohej me avancimin e njerëzve të talentuar, të edukuar dhe të aftë, por edhe një provë e dëmit të pakthyeshëm që, nga urrejtja, Edi Rama i bëri kësaj partie. Qëllimi i tij ishte që, kurdo që të ndodhë largimi i tij, ai të lërë prapa jo më një parti, por një tokë të djegur, që e ka të vështirë të ringrihet.

Partia Socialiste është kalë betejash dhe, si e tillë, nuk ka pasur kurrë nevojë për një idealist të hollë, e as për një realist të vrazhdë, por për një lider, sytë e të cilit mund të lexojnë qiellin, ndërsa këmbët e tij shkelin fort në tokë. Një njeri me simpati universale, por të vetëpërmbajtur; një njeri që e njeh fushën e emocioneve, megjithëse nuk është skllav i tyre; një lider për të cilin politika nuk është thjesht një spektakël apo hije kalimtare, por një lojë solemne, që duhet luajtur me kujdes, pasi vendimet e sotme mund të kenë vlerë të përjetshme.

Një burrë a grua që e konsideron politikën mënyrën se si ndryshimi dhe mospajtimi duhet të shoqërohen me kompromis dhe pjesëmarrje.

Një lider që ngulmon nga e kaluara, megjithatë e di se mjalti i saj mund t’i sjellë dobi vetëm në mënyrë të moderuar; mendja e të cilit skanon të tashmen, por nuk magjepset nga karremat e saj të arta; që është i bekuar me aftësinë e parashikimit të së nesërmes.

Edi Rama nuk ishte kurrë i tillë dhe, me të drejtë, nuk e ka duruar dot që brenda asaj të majte ka njerëz të tillë. Ndaj nuk i honepsi dot kurrë, i qesëndisi, u përpoq t’i blejë, herë pas here t’i miklojë, edhe kur s’ia doli, filloi t’i denigrojë!

Sot ai nuk i duhet më kujt në atë parti, këtë e kuptoi shpejt edhe katapultimi i tij i fundit, Neomalësorja.

Ndaj detyra e çdo të majti sot është të kontribuojë për një Parti Socialiste pa Edi Ramën.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Mos harroni oligarkët!
Uncategorized

Mos harroni oligarkët!

Është mirë që disa media duket sikur kanë bërë një kthesë, ose të paktën një gjysmë kthese, në raportimin për...

18:32 17/06/2026
Para
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Lajmet e fundit

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip