Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

PD ‘kërcënon’ policinë: “Qëndroni larg Universiteteve!”

14:09 10/01/2019
Reading Time: 2 min lexim

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor politikisht policinë për të kërcënuar e shantazhuar studentët.

Në një deklaratë për mediat, deputetja Albana Vokshi tha se “narkopolicia nuk duhet të guxojë të prekë studentët paqësorë dhe as të dhunojë mjediset universitare”.

PD paralajmëron kryeministrin dhe veglat e tij në polici se do të paguajnë për kërcënimet e tyre për arrestimin apo ndjekjen penale të studentëve.

Deklarata e plotë e Vokshit

Në një akt të denjë për diktaturat ushtarake, policia është futur me urdhrin politik të Edi Ramës në mjedise universitare me qëllim për të ndaluar protestën e studentëve.

Fakultete të ndryshme në vend janë bërë skenat e një regjimi që, pasi nuk i sundoi dot studentët me propagandë dhe mashtrime, tani shkel hapur Kushtetutën dhe ligjin për të nënshtruar studentët me presion policor brenda universiteteve.

Partia Demokratike dënon me ashpërsi këtë akt të paprecedentë në Shqipëri dhe paralajmëron të gjithë ata që urdhërojnë presionin policor ndaj studentëve se herët apo vonë do të përgjigjen para ligjit.

Narkopolicia nuk duhet të guxojë të prekë studentët paqësorë dhe as të dhunojë mjediset universitare.

Ligji për Arsimin e Lartë e ndalon rreptësisht hyrjen e policisë në fakultete, përveçse kur prania e tyre kërkohet nga drejtuesit në rastet e krimeve flagrante. Ligji siguron “ndëshkimin për “cënimin e paprekshmërisë së institucioneve të arsimit të lartë”.

Deri tani, organet e drejtësisë nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të ndëshkuar shkeljen e hapur të paprekshmërisë territoriale të universiteteve nga narkopolicia politike e Edi Ramës.

Gjithashtu, Partia Demokratike dënon deklaratën kërcënuese të policisë, të shkruar nga Edi Rama, dhe paralajmëron kryeministrin dhe veglat e tij në polici se do të paguajnë për kërcënimet e tyre për arrestimin apo ndjekjen penale të studentëve.

Ne nuk do të harrojmë askënd që shkel ligjin për llogaritë politike kriminale të Edi Ramës.

Prania e paligjshme e policisë në universitete shënon fundin e propagandës së Edi Ramës, i cili çdo ditë e më shumë po përdor shtetin policor kundër kujtdo që i rrezikon pushtetin.

Duke përgëzuar të gjithë pedagogët që janë solidarizuar me protestën për një kauzë të drejtë të studentëve, vërejmë me keqardhje që në disa fakultete, drejtues të lartë dhe pedagogë janë vënë në shërbim të qeverisë, duke ushtruar presione nga më të ndryshmet mbi studentët: duke i kërcënuar me mungesa, me ngelje në provime apo djegie diplome.

Partia Demokratike i dënon me forcë këto presione dhe i fton pedagogët të mos i shërbejnë një pushteti kriminal kundër interesave të studentëve.

Partia Demokratike mbështet plotësisht protestën e studentëve deri në përmbushjen e çdo pike të kërkesave të tyre.

Partia Demokratike do të anullojë ligjin e arsimit të lartë e do ta bëjë arsimim prioritet kombëtar.

Të tjera

“Shtetësia me WhatsApp”/ Rama i jep pasaportën shqiptare Edon Zhegrovës me mesazh, ndërsa të tjerët mbeten peng i burokracive
Aktualitet

“Shtetësia me WhatsApp”/ Rama i jep pasaportën shqiptare Edon Zhegrovës me mesazh, ndërsa të tjerët mbeten peng i burokracive

Republika e Shqipërisë duket se është kthyer në republikën e mesazheve dhe qokave, ku ligjet dhe rregullat vlejnë vetëm për...

19:53 27/08/2025
Avionët zjarrfikës të Ramës, vetëm propagandë: Sot paguajmë qindra milionë për zjarret që 10 mln do t’i kishin shuar në orët e para
Aktualitet

Avionët zjarrfikës të Ramës, vetëm propagandë: Sot paguajmë qindra milionë për zjarret që 10 mln do t’i kishin shuar në orët e para

Kryeministri Edi Rama, në ceremoninë e Mirënjohjes Publike për forcat që luftuan me zjarret, njoftoi sërish për “flotën shqiptare të...

19:00 27/08/2025
Para

Rrëfehet Rama: "Kur të mos jem kryeministër, do merrem me..."

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Shtetësia me WhatsApp”/ Rama i jep pasaportën shqiptare Edon Zhegrovës me mesazh, ndërsa të tjerët mbeten peng i burokracive

“Shtetësia me WhatsApp”/ Rama i jep pasaportën shqiptare Edon Zhegrovës me mesazh, ndërsa të tjerët mbeten peng i burokracive

19:53 27/08/2025
Avionët zjarrfikës të Ramës, vetëm propagandë: Sot paguajmë qindra milionë për zjarret që 10 mln do t’i kishin shuar në orët e para

Avionët zjarrfikës të Ramës, vetëm propagandë: Sot paguajmë qindra milionë për zjarret që 10 mln do t’i kishin shuar në orët e para

19:00 27/08/2025
Motra e Marjola Nakolecit merr kujdestarinë e 4 fëmijëve pas tragjedisë në Volos

Motra e Marjola Nakolecit merr kujdestarinë e 4 fëmijëve pas tragjedisë në Volos

18:16 27/08/2025
“Pse budalla është Rama, u dogj njëherë nga zv. Kryeministri”/ Koha kur ministrat nuk do të shkojnë më në SPAK

“Pse budalla është Rama, u dogj njëherë nga zv. Kryeministri”/ Koha kur ministrat nuk do të shkojnë më në SPAK

15:07 27/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.